RMV, 1800 persona presin vendimin për shtetësinë

1800 persona presin vendim nga Agjencia për siguri kombëtare (ASK) që tua jap apo marrë shtetësinë, tha njeriu i parë i këtij institucioni, Viktor Dimovski, transmeton TV21. Në krahasim me punën e DSK, tani kryhen pothuajse kontrolle të dyfishta, ndërsa plani është që deri në fund të vitit të procedohen të gjitha.

Sfida kryesor dhe përfundimi i të ashtuquajturave reforma në sistemin e sigurimit do të jetë ndryshimi i lokacionit të Agjencisë dhe pavarësia e plotë gjatë punës. Por për këtë, nevojiten përgatitje të veçanta për siguri dhe financa.

“Ajo që na mbetet, një nga çështjet më të rëndësishme të dislokimit hapësinor të Agjencisë, është  obligim i ynë në periudhën e ardhshme dhe në këtë kontekst presim mbështetje nga të gjithë institucionet e vendit, para se gjithash nga Qeveria”, deklaroi Viktor Dimovski, drejtor i Agjencisë Kombëtare për Siguri.

ASK aktualisht po mbështetet në punën e bazave të MPB, ndërsa janë realizuar edhe punësime të reja. Janë nënshkruar edhe marrëveshje për bashkëpunim me Universitete në Shkup dhe Manastir, që 30 studentët më të mirë të punësohen në Agjenci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button