Arsenali zyrtarizoi blerjen e talentit brazilian

Arsenali më në fund ka konfirmuar nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale se është arritur marrëveshja  për blerjen e mbrojtësit Gabriel Magalhaes nga Lille për 27 milionë stërlina, transmeton SS.

Klubi londinez kishte ngacmuar tifozët duke njoftuar se brazilianëve David Luiz dhe Willian do t’u bashkohej një “mysafir special”, duke treguar një foto të të dy lojtarëve së bashku me një siluetë me një pikëpyetje: “Ju nuk doni që ky t’ju mungojë!”

Mbrojtësi brazilian paraqitet me një fanellë të Arsenalit, duke thënë “çfarë djemsh!”, pasi është i mirëpritur nga bashkatdhetarët e tij.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, me ju, djema. Mezi pres të fitojmë trofe. Ne tashmë e kemi nisur mirë!”

Duke folur për nënshkrimin e tij të ri, trajneri Mikel Arteta tha se Magalhaes kishte “cilësi të jashtëzakonshme” për ta bërë ekipin më të fortë në mbrojtje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button