Tabaku: 117 biznese mbyllen në ditë, ramavirusit që po shkatërron ekonominë

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku shkruan se çdo ditë humbasin punën 160 shqiptarë që prej fillimit të vitit, transmeton OraNews.

Sipas Tabakut, familjet shqiptare nuk kanë mundësi që të ushqejnë fëmijët e tyre, ndërsa qeveria i përgjigjet me PPP dhe vjedhje të fondit të rindërtimit.

Tabaku: Në mesin e pandemisë dhe ramavirusit që po shkatërron ekonominë shqiptaret kane dëgjuar por se kane provuar ndikimin e paketes se ndihmes nga qeveria. Borite e propagandes bucasin fort ne perpjekje per te mbytur zerin e qytetareve qe po varferon dhe bizneseve qe po falimentojne. Por eshte e pamundur te fshihet papunesia, varferia dhe ulja e qepenave.

160 shqiptare ne dite humben punen qe prej fillimit te vitit. 177 biznese mbyllen cdo dite dhe keto jane vetem shifrat zyrtare. Po te llogarisim dhe punonjesit e informalitetit, numri i familjeve shqiptare qe nuk kane mundesi te ushqejne femijet e tyre eshte i frikshem per nje vend europian. Kesaj te vertete te hidhur dhe te dhimbshme qeveria shqiptare i eshte pergjgijur me pagesat e koncensioneve dhe PPP-ve, me amnisti fiskale te parave te krimit dhe me vjedhjen e cdo fondit te mundshem per rindertimin.

Tabaku shton se PD ka ofruar planin  e saj për shmangien e krizës së ardhur nga pandemia, por qeveria dështoi dhe e kopjoi gabim

Tabaku: Ne ofruam planin tone për të shmangur thellimin e krizes gjate pandemise. Per te rialokuar 120 mln euro destinuar PPP-ve për 2020 që t’iu shkonin shqiptarëve. Propozuam heqjen e taksave për këtë vit krize. Kërkuam të mbështetej konsumi dhe incentivat për të shpenzuar qytetarët. Por qeverisja e rilindjes dështoi dhe sa herë kopjoi e bëri gabim. Tradhëtuan shqiptarët sepse e kanë jetën e lidhur me oligarkët. Shqipëria ka potenciale dhe mundesi te rimekembet vetem me nje plan serioz ne sherbim te qytetareve dhe bizneseve. Kriza ka vetëm një rrugëzgjidhje: projektin ekonomik te PD. Shqipëria në punë është synimi jonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button