MPB-ja njoftoi se nuk ka material për të lëshuar letërnjoftime në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se shkaku i rrethanave të krijuar nga pandemia COVID-19, Agjencia e Regjistrimit Civil, nuk ka arritur që me kohë të kryejë gjitha procedurat e nevojshme për furnizim me material të mjaftueshëm për letërnjoftime, transmeton Koha.net.

“Si pasojë, shumë qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilët kanë aplikuar për letërnjoftim, fatkeqësisht nuk kanë arritur që të pajisen në kohën e paraparë. Gjithsesi, Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që në afat sa më të shkurtër kohor të furnizohet me material të nevojshëm, në mënyrë që të bëjë të mundur të pajisen me letërnjoftime të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Deri atëherë për kryerjen/marrjen e shërbimeve të nevojshme, mund të përdoret pasaporta valide e Republikës së Kosovës. Ministria e Punëve të Brendshme shprehë keqardhje për situatën e krijuar dhe kërkon mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button