Zaev: Qeveria miratoi vendimin për rrënimin e objektit pa leje para QT “Mavrovasja”

Qeveria në seancën e sotme ka obliguar Ndërmarrjen Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale “Rrugët e Maqedonisë” që të rrënojë objektin pa leje para QT “Mavrovasja”. Ndërmarrja Publike duhet ta realizojë objekti me mjete personale dhe jo në barrë të Komunës së Çairit, ka shkruar kryeministri i vendit, Zoran Zaev në profilin e tij në FB, transmeton Portalb.mk.

“Në kuadër të këtij vendimi Qeveria i propozon Komunës Çair dhe Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale që të rregullojnë të drejtat dhe obligimet e ndërsjella, të nënshkruajnë marrëveshje për largimin e objektit të ndërtuar pa leje, pjesë të objektit dhe objekteve të vendosura në mënyrë të paligjshme. Pas përmbushjes së detyrimeve të marrëveshjes, Komuna e Çairit dhe Ndërmarrja Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale, në afat prej 7 ditësh, janë të obliguar të përgatisin informatë për realizimin e obligimeve të marrëveshjes dhe t’ia dorëzojnë Qeverisë”, tha Zaev.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme paraprakisht njoftoi se ka ngritur padi penale kundër personit i cili dyshohet se është pronar i objektit pa leje të ndërtuar para QT Mavrovasja. Nëpërmjet një komunikate me shkrim, nga kjo ministria informuan se padia është ngritur pas dokumentimit të plotë të rastit dhe pas aktiviteteve të ndërmarra në bashkëpunim me Prokurorinë Publike.

“Sot SPB Shkup – Njësia për Krim Ekonomik dhe Kompjuterik ka ngritur kallëzim penal kundër personit M.A. (34) për shkak të dyshimit bazë se i denoncuari është autor i veprës penale “ndërtim i paligjshëm” sipas nenit 244 – a nga KP të objektit të ndërtuar në mënyrë ilegale në bul. Goce Delçev para QTSH Mavrovasja. Nga ana e SPB Shkup në koordinim me PTHP – Shkup janë ndërmarrë masa dhe aktivitete adekuate në drejtim të vërtetimit të ekzistimin të bazës së dyshimit për kryerjen e veprës penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare në bazë të nenit 244-a “Ndërtim pa leje” nga KP dhe pas dokumentimit të plotë të rastit sot në PTHP – Shkup është ngritur padi penale adekuate”, njoftuan nga MPB.

LEXO: Komuna e Çairit në tentim të tretë për të gjetur operator për rrënimin e objektit para QT “Mavrovasja”

LEXO: Komuna Çair e shpalli tenderin e tretë për rrënim të objektit pa leje te “Mavrovasja”, çmimi është rritur në 2 milionë denarë

LEXO: Kërkimi i jashtëzakonshëm i Mevludin Alitit, rasti “Mavrovasja”

LEXO: Dështoi edhe thirrja e dytë për rrënimin objektit te QT “Mavrovasja”, Komuna të hënën vendos si më tutje
LEXO: Komuna e Çairit në tentim të dytë për të gjetur kompani që do të rrënojë objektin para QT “Mavrovasja”
LEXO: MPB ka njoftuar Prokurorinë se ka bazë të dyshojë se kush ndërton pa leje te QT “Mavrovasja”
LEXO: Asnjë operator ekonomik nuk është i interesuar që të rrënojë objektin pa leje te QT “Mavrovasja”
LEXO: Komuna e Çairit nesër do të shpallë ofertat për zgjedhjen e kompanisë që do të rrënojë objektin pa leje te QT “Mavrovasja
LEXO: Komuna e Çairit nuk e ka gjetur akoma pronarin e objektit pa leje në QT “Mavrovasja”, rrënimi nuk pritet të ndodhë së shpejti
LEXO: Komuna e Çairit thotë se “personi i panjohur” ndërton objekt ilegal në QT “Mavrovasja”, vendimi për rrënim duhet të kalojë disa procedura
LEXO: Zjarri e ka kapluar një kafiteri në Q.T. Mavrovasja (VIDEO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button