RMV, paraburgim 30 ditor për 3 ish pjesëtarët ISIS-it që u arrestuan dje

Tridhjetë ditë paraburgim është përcaktuar për grupin tre anëtarësh që u arrestuan dje i cili ka vepruar në territorin e vendit, ndërsa ka organizuar furnizimin me një sasi më të madhe të armëve dhe materialeve shpërthyese, informojnë për MIA-n burime të hetimit.

Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Viktor Dimovski sot në konferencën për media në të cilën u shënua një vjetori i punës së Agjencisë, lidhur me masat operative-taktike dhe aktivitetet, të cilat janë kryer dje në bashkëpunim me MPB dhe Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsioni kundër grupit, theksoi se qëllimi i anëtarëve të tij ishte përdorimi i armëve dhe eksplozivëve kundër objekteve vitale në vend.

Dimovski tha se hetimi është vijim dhe se për informacione shtesë opinioni do të informohet në kohë.

Departamenti për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz – Sektori për luftimin e terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka ngritur padi penale në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër B.A. (28) nga Kumanova, i cili banon në Shkup, për vepër penale “organizatë terroriste” dhe “terrorizëm”. Kallëzim penal u ngrit edhe kundër V. А. (22) dhe E. L. (25), të dy nga Kumanova, për kryerjen e veprave penale “organizatë terroriste” dhe “terrorizëm”.

“B.A, V.A dhe E.L janë recidivë, gjegjësisht të kthyer, persona që paraprakisht për vepër të kryer penale ‘Pjesëmarrje në ushtri të huaj, formacione policore dhe paramilitare” nga neni 322-a nga KP janë dënuar dhe kanë mbajtur dënimin me burg”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Siç njoftoi MPB, në bazë të urdhrave të lëshuar nga Gjykata Themelore Penale Shkup dje nga Departamenti për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz me mbështetjen e Departamentit për operacione speciale të policisë, janë bërë bastisje në shtëpinë dhe ambientet e tjera të personave B. А., V. А. dhe E. L. në gjithsej katër lokacione, tre prej të cilave në rajonin e Kumanovës dhe një në rajonin e Shkupit dhe personat janë privuar nga liria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button