MPB ngriti padi penale për ndërtim paleje para QT Mavrovasja, Zaev: Sot vendoset se si do të veprohet me këtë objekt

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur padi penale kundër personit i cili dyshohet se është pronar i objektit pa leje të ndërtuar para QT Mavrovasja. Nëpërmjet një komunikate me shkrim, nga kjo ministria informuan se padia është ngritur pas dokumentimit të plotë të rastit dhe pas aktiviteteve të ndërmarra në bashkëpunim me Prokurorinë Publike, shkruan Portalb.mk.

“Sot SPB Shkup – Njësia për Krim Ekonomik dhe Kompjuterik ka ngritur kallëzim penal kundër personit M.A. (34) për shkak të dyshimit bazë se i denoncuari është autor i veprës penale “ndërtim i paligjshëm” sipas nenit 244 – a nga KP të objektit të ndërtuar në mënyrë ilegale në bul. Goce Delçev para QTSH Mavrovasja. Nga ana e SPB Shkup në koordinim me PTHP – Shkup janë ndërmarrë masa dhe aktivitete adekuate në drejtim të vërtetimit të ekzistimin të bazës së dyshimit për kryerjen e veprës penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare në bazë të nenit 244-a “Ndërtim pa leje” nga KP dhe pas dokumentimit të plotë të rastit sot në PTHP – Shkup është ngritur padi penale adekuate”, njoftuan nga MPB.

Edhe kryeministri Zoran Zaev sot edhe njëherë përsëriti se zgjidhja e kësaj çështje do të jetë urgjencë e Qeverisë së re. Ai në pyetjen e Portalb.mk se çfarë do të ndërmerret konkretisht në këtë drejtim, deklaroi se vendimet do të sillen sot në Qeveri.

“Sot së bashku me shërbimet juridike kemi përpunuar të gjithë modelet juridike për shumë çështje dhe njëra ndër to është edhe kjo çështje që është një shkelje serioze për të cilën kanë reaguar me të drejt qytetarët. Sot do të sjellim vendime konkrete, nuk do të doja që t’i them paraprakisht sepse vendimet i sjell Qeveria dhe jo kryeministri. Në detajet e vet vendimeve janë të formuara procedurat juridike rreth asaj se si duhet Qeveria të veproj në ofrimin e ndihmës për një komunë, që në rastin konkret ajo është Komuna e Çairit.  Komuna e Çairit ka aktvendim por nuk ka kompani që të realizoj vendimin përkatësisht të zbatoj punimet për largimin e objektit që nuk është në përputhje me dokumentacion ligjor. Sa po ta sjellim vendimin do ta publikojmë dhe besoj se shumë shpejt do të fillojnë aktivitetet në terren që të përballemi me këtë vepër joligjore që ndodh në mënyrë të ashpër para syve të gjithë opinionit, deklaroi Zaev, në deklaratën për media të dhënë pas shënimit të përvjetorit të parë të Agjencisë për Siguri Nacionale.

LEXO: Komuna e Çairit në tentim të tretë për të gjetur operator për rrënimin e objektit para QT “Mavrovasja”

LEXO: Komuna Çair e shpalli tenderin e tretë për rrënim të objektit pa leje te “Mavrovasja”, çmimi është rritur në 2 milionë denarë

LEXO: Kërkimi i jashtëzakonshëm i Mevludin Alitit, rasti “Mavrovasja”

LEXO: Dështoi edhe thirrja e dytë për rrënimin objektit te QT “Mavrovasja”, Komuna të hënën vendos si më tutje
LEXO: Komuna e Çairit në tentim të dytë për të gjetur kompani që do të rrënojë objektin para QT “Mavrovasja”
LEXO: MPB ka njoftuar Prokurorinë se ka bazë të dyshojë se kush ndërton pa leje te QT “Mavrovasja”
LEXO: Asnjë operator ekonomik nuk është i interesuar që të rrënojë objektin pa leje te QT “Mavrovasja”
LEXO: Komuna e Çairit nesër do të shpallë ofertat për zgjedhjen e kompanisë që do të rrënojë objektin pa leje te QT “Mavrovasja
LEXO: Komuna e Çairit nuk e ka gjetur akoma pronarin e objektit pa leje në QT “Mavrovasja”, rrënimi nuk pritet të ndodhë së shpejti
LEXO: Komuna e Çairit thotë se “personi i panjohur” ndërton objekt ilegal në QT “Mavrovasja”, vendimi për rrënim duhet të kalojë disa procedura
LEXO: Zjarri e ka kapluar një kafiteri në Q.T. Mavrovasja (VIDEO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button