Rasti “Almiri”, gjykatësi raportues e konfirmoi se Boban Iliqit i është ulur dënimi prej 6 në 4 vjet

Ashtu siç shkruajti më herët Portalb.mk, gjyqtarët e Këshillit Penal të Gjykatës së Apelit në Shkup kanë vendosur që t’ia ulin dënimin prej 6 në 4 vjet, Boban Iliqit, i cili e aksidentoi për vdekje Almirin 4-vjeçar nga Kumanova në vitin 2016-të, ndërkaq mbeten të njëjta dënimet e shkallës së parë për babain e Almirit, Sedat Aliun (6 muaj burg), Sami Demirin (9 muaj burg) dhe Abdullah Aliun (9 muaj burg).

Gjykatësi raportues i lëndës, Enver Bexheti, ekskluzivisht për Portalb.mk, e konfirmon vendimin dhe thotë se të gjitha procedurat kanë mbaruar dhe i njëjti vetëm duhet të shpallet, pasi të nënshkruhet nga kryetari i Këshillit, i cili është në izolim për shkak të KOVID-19.

“Vendimi është gati, tani duhet vetëm të nënshkruhet nga kryetari dhe besoj se do të shpallet së shpejti. Sipas vendimit, Iliqit i ulet dënimi në 4 vjet, ndërkaq për të tjerët mbetet i njëjtë”, thotë Bexheti.

Një në bisedë telefonike për Portalb.mk, kryetarja e Gjykatës, Lidija Dimçevska e konfirmoi se është marrë vendim, por vetëm duhet që të nënshkruhet nga kryetari i Këshillit.

Portalb.mk, e thirri në telefon kryetarin e Këshillit Jani Niça, por i njëjti nuk e hapi.

Rasti Almir Aliu

Në korrik të vitit 2016-të, vogëlushi nga Kumanova Almiri, u shkel me makinë nga Iliq, pasi që paraprakisht babai i vogëlushit dhe ai kishin pasur një zënkë banale në ambulancë.

Fillimisht, Iliq ndiqej për veprën “vrasje me paramendim“, megjithatë e njëjta më pas u rikualifikua nga Prokuroria duke e ndjekur për veprën penale “vepra  rënda kundër sigurisë  njerëzve dhe pronës  komunikacion” nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal”.

Për rastin në fjalë ka pasur reagime të ashpra në opinion, duke organizuar protesta masive nga qytetarët të cilët e dënuan aktin e Prokurorisë, për shkak të rikualifikimit të lëndës.

Gjatë gjykimit, pati reagime në lidhje me atë se janë bërë lëshime gjatë procedurës, gjegjësisht janë marrë për dëshmi ekspertizat neuropsikiatrike të ekspertëve me licenca me afate të skaduara. Pos kësaj, edhe pse në kamerat e sigurisë shihet qartë se vëllai i BobanitBojan Iliq, ka qenë i përfshirë në rrahjen me Sedat AliunSami Demirindhe Abdulla Aliun, ai nuk u përfshi në akuzë, gjegjësisht nuk u dënua.

Më 5 prill të vitit 2018, Boban Iliq, u dënua me 6 vjet burg, babai i Almirit, Sedat Aliu me 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu me nga 9 muaj burg. I njëjti vendim u rikonfirmua në rigjykimin e dytë.

Lënda shkoi në Gjykatën e Apelit, e cila e ktheu prej në nga e para për shkak të shkeljeve që ishin bërë në procedurë. Gjykata Themelore e Kumanovës sërish me të njëjtat dënime i dënoi të akuzuarit. Lënda shkoi sërish në Apel, ku tani kjo Gjykatë ndërroi mendje dhe për dallim prej herës së parë, Iliqit ia uli dënimin prej 6 në 4 vjet..

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button