fbpx

A mundet që infeksioni me koronavirusë të tjerë më të butë të parandalojë sëmundjen COVID-19?

Meqë akoma nuk është plotësisht e qartë se si sistemi imunitar i njeriut i përgjigjet koronavirusit të ri, shkencëtarët në 17 qendra kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar po përpiqen të gjejnë përgjigje në pyetjet se sa zgjat imuniteti pas infektimit dhe pse ndodhin raste të tilla të rënda të infeksionit, shkruan Panacea.mk.

Konsorciumi Imunitar Britanik (UK-CIC) i sapo themeluar thotë se studimi i imunitetit njerëzor do të kontribuojë në luftën kundër epidemisë.

Prof. Mala Maini, virologe dhe imunologe në University College London, e cila drejton ekipin kërkimor, thotë se “reagimi i sistemit tonë imunitar ndaj virusit përcakton se si reagojmë kur infektohemi me të”.

“Nga kjo varet se sa seriozisht sëmuremi nëse kemi infeksion akut, sa kohë do të mbrohemi pas infeksionit dhe si do të reagojmë ndaj vaksinës. Përgjigja kryesore ndaj virusit është në sistemin tonë imunitar”, thekson Prof. Maini.

Që nga shpërthimi i virusit, shkencëtarët kanë konkurruar për të gjetur sa më shpejt të jetë e mundur se si trupat tanë reagojnë ndaj infeksionit.

Rastet e lehta deri të moderuara të infeksionit të ri të koronavirusit, prof. Maini i quan “shembull të librit shkollor” të përgjigjes së sistemit imunitar.

“Duket se të gjitha pjesët kryesore të këtij sistemi kompleks imunitar në këtë rast punojnë mirë së bashku”, tha ajo.

Por, konsorcium i profesionistëve shpreson të zbulojë rolin e sistemit imunitar dhe rastet më të rënda të infeksionit.

Gjithashtu kërkohet edhe përgjija e pyetjes se sa zgjat imuniteti pas një infeksioni “ngjitës”. Këtë javë, shkencëtarët e Hong Kongut regjistruan rastin e parë të ri-infeksionit në një pacient.

Prof. Paul Moss, një nga anëtarët e konsorciumit, thotë se kjo është “çështja e parë midis miliona njerëzve, e cila sigurisht duhet të merret parasysh për të qenë të vetëdijshëm për shkallën”.

Ekziston gjithashtu shqetësim se imuniteti i koronavirusit gradualisht po zvogëlohet me kalimin e kohës. Por, fakti se një person i infektuar nga Hong Kong nuk tregoi ndonjë simptomë gjatë infeksionit të dytë sugjeron që imuniteti i fituar mund të jetë efektiv në parandalimin e përsëritjes së sëmundjes COVID-19.
Shkencëtarët gjithashtu po hetojnë nëse disa njerëz janë thjesht imunë ndaj virusit, edhe nëse nuk kanë qenë kurrë të ekspozuar ndaj tij.

Disa studime të zhvilluara më herët kanë treguar se ekspozimi paraprak në një nga koronavirusët që shkaktojnë ftohje të zakonshme lejon sistemin imunitar të njohë koronavirusin e ri.

Prof. Moss thotë se është thelbësore të gjesh një përgjigje për pyetjen vijuese – a mund të që infeksioni me koronavirusë të tjerë më të butë të na parandalojnë të marrim COVID-19 apo sëmundja do të jetë edhe më e rëndë për shkak të kësaj.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close