MPB: Janë arrestuar tre ish pjesëtarë të ISIS-it, është konfiskuar armë, municion dhe “rripa vetëvrasës”

Në një aksion të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), në bashkëpunim me Agjencinë për Siguri Nacionale (ASN), a me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion (PTHP), dje janë arrestuar tre persona të dyshuar të terrorizëm, të cilët sipas autoriteteve janë organizuar sipas modelit të ISIS-it dhe kanë dëshiruar të kryejnë vepra terroriste, njofton Portalb.mk.

Gjatë kontrolleve janë gjendur edhe “rripa vetëvrasës”. Të arrestuarit paraprakisht kanë marrë pjesë në aksionet e ISIS-it dhe kanë qenë në burg për terrorizëm.

MPB ka dorëzuar padi penale deri te PTHP kundër B.A. (28) nga Kumanova, i cili ka qëndruar në Shkup, për veprën “organizim terrorist” dhe për “terrorizëm”, por edhe kundër V.A. (22) dhe E.L. (25), të dy nga Kumanova, dhe për të njëjtat vepra penale.

B.A., V.A. de E.L. sipas autoriteteve paraprakisht kanë marrë pjesë në formacione paraushtarake dhe parapolicore dhe kanë qenë të dënuar me burg me vendim të plotfuqishëm.

Në fillim të vitit 2019-të, sipas autoriteteve, A.B. ka formuar organizatë bashkë me V.A., E.L. dhe disa persona të tjerë, gjegjësisht qeli të ISIS-it në Maqedoninë e Veriut, me qëllim të kryerjes së veprave terroriste në territorin e saj.

Siç theksojnë nga MPB, ata janë furnizuar me armatim, municione dhe pajisje ushtarake, të cilët i kanë fshehur në afërsi të rrugës lokale fshati Bilakovë/fshati Pçinja në vendin e quajtur “Menkova Koliba”.

Gjatë aksionit të djeshëm, të kryer pas njohurive të marra operative janë gjetur: pesë pushka automatike, pushka-mitraloz, 18 krehër për pushkë automatike me nga 30 plumba, krehër me 15 plumba, tre kundakë druri, një kundak me mekanizëm për qitje, tre granata për hedhës dore me mbishkrimin RD 40mm, pesë ndezës për granata për hedhës dore me siguresë, dy kapela të maskuara, dy nënkapela të zeza dhe ngjyrë hiri, dy palë doreza të maskuara, flamur të ISIS-it, shall me ngjyra arabe.

Të paraqiturit janë arrestuar dje gjatë bastisjeve në shtëpi dhe hapësira tjera. Tre bastisje janë bërë në Kumanovë dhe një në Shkup, a më pas Policia njofton se ka gjetur dy rripa të punuara me dorë të cilat kanë qenë të mbushura me lëndë pluhur (eksploziv), gjegjësisht rripa për vetëvrasës me bombë, kushineta metalike të montuara në bazë kartoni dhe dy ndezës nga bombë dore për aktivizimin e rripave, dy pajisje me tela me trashësi të ndryshme, dy radiostacione, siguresë për pajisje eksplozive, lap-top kompjuter, nëntë telefona celularë, pesë sim-kartela, pajisje elektronike me objektiv, dy USB, mbështjellës arme, rroba të maskuara, dy thika me mbështjellës, automobil Audi A-3 dhe tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button