Gazeta franceze “La Kroa”: Zoran Zaev e ktheu Maqedoninë e Veriut në gjirin evropian

Gazeta ditore franceze “La Kroa” në edicionin e sotëm u përqendrua në zgjedhjen e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut duke e paraqitur portretin e kryeministrit Zoran Zaev i cili e kryeson Qeverinë e koalicionit, njofton korrespondenti MIA-s nga Franca.

“Zoran Zaev nuk është tribun që e ndez masën. Por shefi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që sërish është emëruar nga parlamenti më 30 gusht, di se si ta drejtojë anijen e tij”, shkruan gazetarja e “La Kroa” Mari Verdie, ndryshe njohëse e mirë e ngjarjeve në Maqedoni dhe në përgjithësi në Ballkan.

Thekson se “vetëm 45 vjeç, Zoran Zaev tash më ka lënë gjurmë në histori, pikërisht ai e ka ndryshuar emrin e vendit të tij, e cila u bë Maqedonia e Veriut në vitin 2018 edhe krahas shkeljes identitare të zemrës së maqedonasve. Kështu, ai i dha fund kontestit historik me Greqinë fqinje, e cila e helmonte jetën e ish-republikës jugosllave për tridhjetë vjet. Ai gjithashtu e futi nën dhe sëpatën me Bullgarinë fqinje me nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë në gusht të vitit 2017”, shton gazeta.

“Ai refuzon të mbyllet në të kaluarën dhe çështjet e identitetit”, nënvizon Goran Sekullovski, mësimdhënës në Institutin Shën Serzh dhe në Inalko. Derisa opozita nacionaliste e partisë VMRO-DPMNE e kryesuar nga Nikolla Gruevski në pushtet për dhjetë vite identiteti e bëri shenjë mbrojtëse”, vlerëson Sekullovski.

“Sërish ishte Zoran Zaevi, evropian në bindje, i cili jo pa vështirësi mori dritë jeshile për hapjen e negociatave për inkuadrim në Bashkimin Evropian në mars të vitit 2020 pas pesëmbëdhjetë vite pritje dhe shuplakës nga Franca e cila i vuri veto në tetor të vitit 2019 para se të bëhet pishman”, shkruan “La Kroa”

Pikërisht ky refuzim i francezëve, thuhet në tekst, e nxiti Zoran Zaevin, i cili ishte në funksion nga prilli 2017 të japë dorëheqje më 3 janar 2020 dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare në prill, të cilat u shtynë për shkak të pandemisë.

“Të gjithë shtronin pyetjen se sa do t’i kushtojë ndryshimi i dhimbshëm i emrit para kutive të votimit. Shoqëria do të ngelet e ndarë për një kohë të gjatë, por opozita nacionaliste e cila kënaqet me sulmet mbi socialdemokratët, nuk arriti ta reformojë veten dhe nuk pati dobi prej kësaj në planin zgjedhor”, analizon Goran Sekullovski.

“Ekonomisti, i cili për një kohë të gjatë ishte kryetar i komunës së Strumicës në juglindje të vendit dhe shef i bizneseve të suksesshme – që tani është në duart e vëllait të tij – e la pragmatizmin e tij në shërbim të politikës. Ai pati mundësi ta shuaj shqetësimin e aleatëve të tij shqiptarë me të cilët qeverisi nga viti 2017 deri në fillim të vitit 2020. Ali Ahmeti, shef i BDI-së me atë hoqi dorë nga kërkesa për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Zoran Zaev, megjithatë, bëri lëshime të konsiderueshme. Funksionin e tij do t’ia dorëzojë një pjesëtari të pakicës shqiptare për periudhë prej 100 ditëve në zgjedhjet e ardhshme. Krahas kësaj, në qeverinë e tij janë katër shqiptarë, prej të cilëve tre në pozita strategjike – zëvendëskryeministër (i krijuar special), ministri i Financave dhe i Punëve të Jashtme. Nikolla Dimitrov, ish-ministër i Punëve të Jashtme dhe arkitekt i madh i marrëveshjeve ndërkombëtare, i ndërmori marrëdhëniet me BE-në”, vazhdon me analizën gazeta me bindje demokristiane, analizon “La Kroa”.

Opozita, thekson gazeta, luan me investimin në koalicionin efemern. Por, Goran Sekullovski përkujton se Zoran Zaev i mbron dhe i ruan aleatët e tij. Ai akoma në dorë i ka incizimet të cilat në vitin 2015 zbuluan skandal të madh me përgjimin ilegal të 20.000 qytetarëve të Maqedonisë, politikanëve, gazetarëve, anëtarëve të organizatave joqeveritare dhe ngjashëm, të orkestruara nga Nikolla Gruevski – i cili është i dënuar për keqpërdorimin e pushtetit në vitin 2018 para se të arratiset në Hungari. Dolën shumë incizime por asgjë për partinë shqiptare”, thotë Goran Sekullovski.

“Në këtë vend ballkanik i cili shpesh rimon me korrupsionin, Zoran Zaev kaloi përmes rrjetit. Në vitin 2009, derisa ishte kryetar komune dhe sipërmarrës, ai u akuzua për keqpërdorimin e pushtetit dhe u arrestua ndërsa më pas u lirua nga presidenti i atëhershëm i shtetit Branko Cërvenkovski”, e përfundon “La Kroa” parisiene portretin e Zoran Zaevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button