Dimitrov paralajmëroi seancë ndërqeveritare me BE-në në dhjetor

Më 8 shtator në Bruksel, vendet-anëtare do të kenë debat rreth një versioni të propozim kornizës negociuese, që do ta paraqesë Gjermania si udhëheqëse me Bashkimin Evropian. Këtë e deklaroi zv/kryeministri për çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, pas pranim-dorëzimit të funksioneve me ministrin e ri të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, njofton Portalb.mk.

“Plani i Berlinit, në korniza të mundësive në kësi kohe është që ky proces të finalizohet në muajin e fundit të këtij viti. Pritjet e udhëheqësisë gjermane janë që konferenca e parë ndërqeveritare të ndodh në dhjetor të këtij viti”, tha zv/kryeministri Dimitrov.

Në lidhje me atë se kush do të jetë negociues teknik, duke e pasur parasysh se Bojan Mariçiq u bë ministër i Drejtësisë, Dimitrov tha se është herët të flitet për emra.

Osmani, e uroi zv/ministrin për postin e ri dhe premtoi se vazhdon agjenda e njëjtë evropiane.

Osmani gjithashtu nuk pret pengesa në rrugën integruese dhe paralajmëroi se mbajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore edhe e Bullgarinë edhe me Greqinë janë në agjendën e lartë të tij si ministër i Punëve të Jashtme.

“Maqedonia e Veriut stabile dhe me perspektivë është parakusht për rajon stabil dhe me perspektivë, kështu që nuk shoh asnjë interes të Bullgarisë ta pengojë atë. Dy vendet kanë kapacitete të mjaftueshme absorbuese që të zgjidhin amplituda ditore të dallimeve”, tha Osmani.

Në fund konferencës për shtyp, Dimitrov dhe Osmani këmbyen nga një flamur të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button