Messi do të ndëshkohet më një milion euro për shkak të mosparaqitjes në stërvitje

Lionel Messi pritet të ndëshkohet me një milion euro gjobë, shkaku i mosparaqitjes në stërvitjen e parë të Barcelonës për këtë javë, transmeton Telegrafi.

Ronald Koeman kishte njoftuar të gjithë lojtarët për planin stërvitor që do të zhvillohet në këtë javë, derisa ylli argjentinas nuk është shfaqur.

Për më shumë, 33-vjeçari mungoi edhe në testimet kundër Coronavirusit, gjersa po e kërkon largimin nga klubi në këtë verë.

Messi do të gjobitet nga Barcelona me një milion euro, mirëpo kjo gjë nuk pritet të zbusë situatën.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë thuhet se e dëshiron kalimin te Manchester City, por katalunasit duan 700 milionë euro nga largimi i tij, aq sa është klauzola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button