Të paktën 51 persona e kanë humbur jetën në përmbysjet në Niger

Të reshurat e mëdha dhe përmbysjet në Niger gjatë dy muajve të kaluara kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 51 personave dhe kanë shkatërruar më shumë se 26.000 shtëpi, kumtoi sot presidenti i vendit, njofton DPA, transmeton MIA.

“Rreth 281.000 persona ose 32.500 amvisëri janë goditur nga përmbysjet që filluan në korrik”, tha presidenti Isufu Mahamadu gjatë mbledhjes urgjente të Qeverisë.

Krahas kësaj, tha ai, si rezultat të derdhjes së lumit Niger, janë shkatërruar më
shumë se 5.500 hektarë kultura.

Përmbysjet janë dukuri e zakonshme në Niger, ku të reshurat e mëdha të shiut çdo sezon të të reshurave shkaktojnë vdekje dhe shpërngulje, kryesisht për shkak të infrastrukturës së keqe, përkujton agjencia gjermane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button