MASH: Me nxitim po punohet për përgatitjen e platformës nacionale online

Mila Carovska, ministrja e arsimit dhe shkencës njoftoi se po punohet për përgatitjen e një platforme për zhvillimin e procesit arsimor, transmeton Portalb.mk.

“Carovska theksoi se në objektet ku nuk mund të plotësohen protokollet, viti shkollor do të fillojë online, për çka po punohet në përgatitjen e platformës së vetme nacionale online. Në këto shkolla, mësimi me prani fizike do të ndiqet vetëm nga nxënësit prej klasës së parë deri në të tretën, por edhe për ata ekziston e drejta e zgjedhjes, për çka prindërit duhet të paraqesin deklaratë me shkrim”, njoftojnë nga MASH.

Ministria njoftoi se sot në takim, veçmas ka biseduar me nxënësit që janë për mësim të kombinuar dhe prindërit që janë për hapjen e shkollave.

“Ministrja për arsim dhe shkencë theksoi se është e vetëdijshëm se çdo mësimdhënës, nxënës e prind ka dëshira dhe mendime se si duhet të zhvillohet mësimi, por duhet të gjendet baraspeshë ndërmjet sigurisë së shëndetit publik dhe mësimit”, njoftojnë nga MASH.

Ndryshe, sot nxënësit e shkollave të mesme protestuan në Shkup, duke filluar nga objekti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës deri te objekti i Qeverisë së RMV-së, kundër propozimit që mësimi të zhvillohet online. Ata në protestë theksuan se do të ketë bojkot e protesta tjera, nëse nuk do të kemi mësim të kombinuar. Gjithashtu dy ditë më parë, protestuan edhe nxënësit gjimnazistët e Strumicës, ndërsa për të hënën janë paralajmëruar protesta tjera. Kërkesa e nxënësve të shkollave të mesme ishte kthimi i tyre në shkollë dhe vazhdimi i mësimit, qoftë edhe në formë të kombinuar. Këto iniciativa janë përkrahur edhe nga Megjashi.

Sipas ligjeve në fuqi, shkollat duhet të fillojnë mësimin më 1 shtator në shkolla, ndërsa propozimi i Qeverisë në seancën e 82-të qeveritare është që mësimi të fillojë më 1 tetor dhe mësimi të jetë në shkolla për nxënësit nga klasa e parë në të tretën, me disa përjashtime, duke respektuar Protokollin e miratuar. Pikërisht, një propozim të tillë për fillimin e mësimit nga 1 tetori, e propozoi edhe kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev.

Por të gjitha propozimet e Qeverisë duhet të kalojnë patjetër në Kuvend, kuvend i cili akoma nuk ka caktuar seancë për votimin e ndryshimeve dhe plotësimeve ligjore në arsim, si shembull Ligji për arsimin fillor, neni 50  që tregon se se “Viti shkollor në shkollë fillore, sipas rregullit, fillon më 1 shtator, ndërsa përfundon më 31 gusht vitin e ardhshëm”.

Anketa e Avokatit të Popullit theksoi se vetëm 11% nga arsimtarët në fillore kanë kushte për mësimin online, ndërsa 58% janë përgjigjur se nuk janë të trajnuar edhe pse kanë pajisje kompjuteri, ose janë të trajnuar por nuk kanë pajisje kompjuterike. Anketa ishte zhvilluar nga qershori në gusht, ku kishin marrë pjesë 72 shkolla nga gjithë vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button