(Mos)hapja e shkollave nëpër botë

Të martën, në Francë pritet të hapen shkollat, por ministri i Arsimit tha të dielën se një rritje e infeksioneve me koronavirus po i vë planet në rrezik, transmeton VOA. Franca po raporton disa mijëra infeksione të reja çdo ditë. Kur mbeten edhe një ditë para fillimit të shkollës, mjekët francezë po bëjnë thirrje për masa më të rrepta, përfshirë vendosjen e maskave për nxënësit e moshës 6 vjeç si dhe zhvillim të një pjese të mësimit në internet.

Ministri i Arsimit Jean-Michel Blanquer i tha gazetës “Journal du Dimanche” se disa klasa do të qëndrojnë të mbyllura të martën, por “sa më pak të jetë e mundur”. Plani aktual është që shkollat franceze të rifillojnë mësimin duke mbajtur maska gjatë gjithë ditës për të gjithë fëmijët nga 11 vjeç e sipër dhe me disa kufizime në lëvizje e grumbullime. Vende të tjera evropiane, të tilla si Danimarka dhe shumë shkolla në SHBA po e riorganizojnë plotësisht ditën e mësimit, me klasa më të vogla, me më shumë mësues e më shumë ndarje mes studentëve në klasa si dhe një ndërthurje mes mësimit në klasë dhe në internet.

Italia një nga pikat e hershme të nxehta të koronavirusit, ka një rritje të numrit të personave të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv në javët e fundit, me 86 pacientë me COVID-19 të dielën në krahasim me 38 një muaj më parë. Në Zelandën e Re, e cila ka punuar për të vendosur nën kontroll situatën në qytetin e saj më të madh Auckland, shkollat dhe bizneset u rihapën të hënën, ndërsa autoritetet nxorrën një urdhër për vendosjen me detyrim të maskave nga ata që përdorin transportin publik në të gjithë vendin.

“Ne kemi një plan që ne e dimë se do të funksionojë”, u tha kryeministria Ardern gazetarëve. “Ne kemi nevojë që të gjithë të pajtohen me të e japin ndihmën e tyre. Nëse të gjithë u përmbahen atyre udhëzimeve e rregullave, të shoqëruara me të gjitha masat për të ruajtur shëndetit publik, mund të bëjmë që ky plan të funksionojë”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button