SHBA, rreth 6 milionë të prekur nga COVID-19

Në Shtetet e Bashkuara numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus po tejkalon shifrën 6 milionë, ndërsa numri i vdekjeve ka kaluar shifrën 183 mijë. Katër shtete; Ajova, Dakota e Veriut, Dakota e Jugut dhe Minesota kanë shënuar kohët e fundit numrin më të madh të rasteve me koronavirus brenda një dite, transmeton VOA.

Në tërësi në Shtetet e Bashkuara, rastet e reja pozitive, shtrimet në spitale, apo numri i vdekjeve kanë shënuar rënie. Rritja e rasteve në 4 shtetet mund të lidhet me tubimet e mëdha të njerëzve.

Në Ajova, dy universitete po zhvillojnë disa orë mësimore në klasa. Po ashtu në Dakotën e Jugut, mbledhja e përvitshme e qindra të apasionuarve pas motorave ka rritur infeksionet e reja.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të të infektuarve me Covid, me rreth 6 milionë, ato renditen në vendin e 10, sa i përket numrit të infeksioneve në raport me popullsinë. Numrin më të lartë në raport me popullsinë e ka Brazili, Peruja dhe Kili.

Edhe për numrin e viktimave, me 183 mijë, ndonëse është më i larti, në raport me popullsinë, Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 11, pas Suedisë, Brazilit, Italisë, Kilit, Spanjës, Anglisë, Belgjikës dhe Perusë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button