TVSH-ja Ime, DAP realizoi kthimin e një pjese të tatimit për 236 mijë qytetarët

Drejtoria e të ardhurave (hyrave) publike (DAP) në Maqedoninë e Veriut raportoi se në kuadër të projektit “TVSH-ja Ime”, ka realizuar kthimin e një pjesë të tatimit për 236,493 qytetarët, transmeton Portalb.mk.

“Në muajin prill, maj dhe qershor të vitit 2020, janë skenuar 41,650,814 llogari fiskale nga 304,472 persona, duke realizuar qarkullim 21,414,380,426 denarë”, raportojnë nga DAP.

Drejtoria raportoi se ka arritur të realizon kthimin e tatimit vetëm për 236,493 qytetarët, duke arritur vlerën prej 268,763,538 denarë.

Në njoftimin e DAP-it, gjithashtu kërkohet të përmirësohen të dhënat në aplikacion.

DAP kishte informuar edhe më herët ish-klientët e bankës “Eurostandard” që të realizojnë ndryshimet e nevojshme për të shfrytëzuar mjetet e lojës shpërblyese “TVSH-ja ime”.

“DAP apelon deri te qytetarët që shfrytëzojnë aplikacionin “TVSH-ja Ime” dhe e kanë të vendosur xhirollogarinë nga Eurostandard Banka, të kryejnë ndryshimin duke vendosur xhirollogari të vlefshme, me qëllim që të kryhet pagesa e mjeteve nga kthimi i TVSH-së për personat fizik”, kishin deklaruar nga DAP.

Nëpërmjet aplikacionit TVSh -ja ime, qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë mundësi ta kthejnë 15 përqindëshin e tatimit të vlerës së shtuar (TVSh), duke i skanuar faturat e tyre fiskale.

TVSh-në mund ta kthejnë persona mbi moshën 15-vjeçare të cilët janë të regjistruar në sistemin e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button