Pendarovski pret nga Qeveria e re të luftojë korrupsionin dhe të përmirësojë standardin jetësor

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, pret nga përbërja e re qeveritare që mes tjerash, të korr sukses në luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, njofton Portalb.mk.

Kështu njoftuan nëpërmjet një komunukate nga kabineti presidencial, pas takimit që Pendarovski realizoi me kryeministrin, Zoran Zaev dhe anëtarët e rinj të Qeverisë.

Stevo Pendarovski dhe anëtarët e Qeverisë së re“Presidenti Pendarovski ka uruar kryeministrin dhe anëtarët e Qeverisë për zgjedhjen e tyre, u ka uruar sukses dhe të arsyetojnë besimin që kanë marrë nga qytetarët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Njëkohësisht, Pendarovski ka theksuar se pret që përbërja e re qeveria të punojë me sukses në çështjen kyçe të shtetit, përkatësisht integrimin në Bashkimin Evropian, luftën kundër korrupsionit, përforcimin e ekonomisë dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve”, njoftuan nga kabineti i Pendarovskit.

Stevo Pendarovski dhe Zoran Zaev

Ndërkohë, Zaev pas përfundimit të takimit, deklaroi për mediat se kanë argumente të fuqishme për të bindur presidentin e vendit për përcaktimin e tyre për përmbushjen e prioriteteve strategjike të vendit, zhvillim të ekonomisë, krijimin e institucioneve të forta, shtet efikas të së drejtës dhe sundim të së drejtës, arsim modern dhe kohezion të brendshëm.

“Vijon periudhë e reformave strukturore në administratën publike, që të bëhet edhe më efikase. Reforma në institucionet fillon pikërisht me përbërjen e kësaj Qeverie, ajo do të ketë 7 ministra më pak, për punë edhe më efikase në interes të qytetarëve. Po vjen koha e rendit, drejtësisë dhe disiplinës, koha e pastrimit të gjyqësorit dhe sundimit joselektiv të së drejtës. Në vitet që i kemi para do të vazhdojmë me vendosjen e standardeve evropiane në shtëpi për transformim të vendit tonë për të mirë në të gjitha sferat.  Do ta përfundojmë edhe me një sukses tregimin tonë euroatlantike me anëtarësim në BE. Në 4 vitet e ardhshme do të hapim 80% të kapitujve negociues, ndërsa për gjashtë vite do t’i përmbyllim plotësisht negociatat”, deklaroi Zaev.

Mbrëmjen e së dieles, pak para mesnate, me 62 vota “për” dhe 53 “kundër” Kuvendi votoi Qeverinë Zaev 2, pasi deputetët shqyrtuan propozimin për përbërjen e qeverisë së re në krye me mandatarin Zoran Zaev.

Krahas Zaevit si kryeministër, anëtarë të Qeverisë do të jenë Lupço Nikollovski si zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit, Fatmir Bytyqi – zëvendëskryeministër për ekonomi, Nikolla Dimitrov zëvendëskryeministër për çështje evropiane, Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme, Radmilla Shekerinska – ministre e Mbrojtjes, Bojan Mariçiq – ministër i Drejtësisë, Bllagoj Boçvarski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Venko Filipçe – ministër i Shëndetësisë, Milla Carovska – ministre e Arsimit dhe Shkencës, Jagoda Shahpaska – ministre e Punës dhe Politikës Sociale dhe Irena Stefoska – ministre e Kulturës.

Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do ta udhëheqë Arianit Hoxha nga BESA, partner parazgjedhor i koalicionit me LSDM-në, ndërsa Goran Milevski nga PLD do të jetë ministër i Vetëqeverisjes Lokale edhe në Qeverinë e re.

Artan Grubi nga BDI do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për sistem politik, Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme, Fatmir Besimi – ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi mbetet ministër i Ekonomisë, ndërsa Naser Nuredini ministër i Mjedisit Jetësor. Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës është propozuar Jeton Shaqiri.

Qeveria Zoran Zaev 2, Përbërja qeveritare 2020-2024
Përbërja qeveritare 2020-2024

Zaev në fjalimin e tij të fundit gjatë kësaj seance, premtoi përmirësim të kualitetit të jetës për të rinjtë.

“Dua t’i thirri të rinjtë, mos shkoni jashtë. Na ndihmoni në modernizimin e vendit, në evropianizimin e vendit”, u shpreh Zaev, duke premtuar luftë kundër ekonomisë gri dhe punësimeve të jashtëligjshme.

Ai theksoi se të pasurit do të duhet të paguajnë më shumë tatim ndaj shtetit, si dyfishimi i pronave të pashfrytëzuar.

Ai në fund kërkoi bashkëpunim me opozitën, në interest të shtetit dhe qytetarëve.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut u mbajtën më 15 korrik. Për shkak të gjendjes me koronavirusin u votua tri ditë, nën protokolle të rrepta shëndetësore.

LEXO: Dita e parë e seancës për zgjedhjen e Qeverisë së re, votimi deri në mesnatë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button