fbpx

Komuna e Çairit në tentim të tretë për të gjetur operator për rrënimin e objektit para QT “Mavrovasja”

Komuna e Çairit akoma nuk ka zgjidhur çështjen e objektit pa leje para QT “Mavrovasja”. Ajo ka ngecur në tentimet e një pas njëshme për të gjetur operator që do të realizonte rrënimin e objektit, por deri më tani dy tentime kanë dështuar, ndërsa është në pritje të rezultateve të tentimit të tretë. Në këtë mënyrë, që në fillim të muajit korrik, kur edhe u vërtetuan parregullsitë rreth ndërtimit të këtij objekti, kjo komunë nuk ka bërë asnjë përparim në këtë drejtim, edhe pse vazhdimisht kanë shprehur bindjen se çështja do të rregullohet, madje më shpejt nga se po zgjat realisht, shkruan Portalb.mk.

Para disa ditëve, Komuna Çair e shpalli tenderin e tretë për përzgjedhje të firmës për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në territorin e komunës. Pasi në dy tenderët e parë nuk u paraqit asnjë firmë tani përfaqësuesit e komunës e kanë rritur vlerën e përllogaritur për marrëveshjen nga një në dy milionë denarë.

Megjithatë, komuna akoma nuk ka vendosur se çfarë do të ndodh më tej dhe si do të veprohet, nëse edhe në këtë shpallje nuk paraqitet asnjë kompani.

“Hapja e ofertave është më 3 shtator. Do të shohim, nëse përsëri nuk është paraqitur askush komisioni për furnizime publike do të shqyrtoj mundësitë tjera”, kanë thënë për Portalb.mk nga Komuna e Çairit.

Komuna e Çairit shpalli thirrjen e parë për gjetjen e një operatori për rrënim të objektit në fund të muajit korrik, por në të nuk është paraqitur askush. Në këtë mënyrë, komuna është detyruar që të vazhdojë tentimet duke shpallur edhe thirrjen e dytë më 6 gusht ku po ashtu nuk pat të interesuar.

Nga ana tjetër, as  Prokuroria Publike e cila po ashtu po merret me këtë rast nuk ka publikuar të dhëna konkrete. Nga kjo prokurori konfirmuan për Portalb.mk se po vazhdojnë aktivitetet për hetimin e këtij rasti.

“Pritet që të dorëzohen akoma informacione dhe të dhënat dhe dokumentacionet e kërkuara nga institucionet kompetente, nuk ka një afat të parashtruar, prokuroria ka urdhëruar dhe tani institucionet duhet të t’i përgjigjen urdhrit të parashtruar”, deklaruan nga Prokuroria.

Rrënimin e objektit pa leje e ka premtuar edhe kryeministri i sapo zgjedhur, Zoran Zaev, i cili tha se ajo do të jetë një ndër prioritetet e Qeverisë së re.

“Fillimisht duhet që të merremi me hapat e reja në lidhje me kovid-krizën, ajo do të thotë fillimisht arsimi dhe çerdhet për fëmijë, zhvillimi i pakos së katërt të masave të cilat besoj se me ministrin e ri të Financave dhe resorët tjerë të ekonomisë, sindikatat, punëdhënësit do t’i zhvillojmë. Një prej punëve të para është edhe që të rrëzohet objekti përpara QT “Mavrovasja” pasi që është ndërtim pa leje dhe do të bëjmë gjithçka si qeveri, që të punojmë ide dhe besojmë se do t’i konstatojmë që në dispozitat e para”, deklaroi Zaev gjatë një paraqitjeje të tij.

Ndërkohë, më herët nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë informuar se ka dyshime bazë se kush është investitori i mundshëm i objektit pa leje te QT “Mavrovasja”. Në lidhje me këtë, MPB i ka dërguar raport edhe Prokurorisë Publike , ku e ka informuar edhe për të gjitha masat dhe aktivitetet që ka ndërmarrë në lidhje me këtë rast si dhe dëshmitë adekuate që ka mbledhur dhe ka indikacione për atë se kush mund të ndërtojë objektin. Por, as nga ministria dhe as nga prokuroria nuk kanë treguar se kush është investitori dhe kompania për të cilat ka dëshmi dhe dyshime.

Kujtojmë se, investitori që ka nisur ndërtimin e objektit pa leje para QT “Mavrovasja” zyrtarisht mbetet akoma i panjohur.

Aktvendimi për largimin e objektin nga ana e inspektorëve është lëshuar më 10 korrik, megjithatë gjatë kontrolleve të kryera dhe tentimeve për ta dorëzuar aktvendimin, inspektorët kanë takuar në objekt vetëm punëtorët, të cilët nuk kanë marrë përgjegjësi për ta pranuar aktvendimin. Në këtë mënyrë, komuna është detyruar që të ndjek procedura të tjera ligjore.

Objekti në fjalë po ndërtohet në lokacion ku ka qenë i pozicionuar më herët lokali “Fontana”, i cili muaj më parë u përfshi nga zjarri. Zjarri përfshiu gjithçka duke lënë vetëm skeletin e strukturës metalike të lokalit afër përmendores së Hasan Prishtinës.

LEXO: Komuna Çair e shpalli tenderin e tretë për rrënim të objektit pa leje te “Mavrovasja”, çmimi është rritur në 2 milionë denarë

LEXO: Kërkimi i jashtëzakonshëm i Mevludin Alitit, rasti “Mavrovasja”
LEXO: Dështoi edhe thirrja e dytë për rrënimin objektit te QT “Mavrovasja”, Komuna të hënën vendos si më tutje
LEXO: Komuna e Çairit në tentim të dytë për të gjetur kompani që do të rrënojë objektin para QT “Mavrovasja”
LEXO: MPB ka njoftuar Prokurorinë se ka bazë të dyshojë se kush ndërton pa leje te QT “Mavrovasja”
LEXO: Asnjë operator ekonomik nuk është i interesuar që të rrënojë objektin pa leje te QT “Mavrovasja”
LEXO: Komuna e Çairit nesër do të shpallë ofertat për zgjedhjen e kompanisë që do të rrënojë objektin pa leje te QT “Mavrovasja
LEXO: Komuna e Çairit nuk e ka gjetur akoma pronarin e objektit pa leje në QT “Mavrovasja”, rrënimi nuk pritet të ndodhë së shpejti
LEXO: Komuna e Çairit thotë se “personi i panjohur” ndërton objekt ilegal në QT “Mavrovasja”, vendimi për rrënim duhet të kalojë disa procedura
LEXO: Zjarri e ka kapluar një kafiteri në Q.T. Mavrovasja (VIDEO)

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close