Qeveria e kujt? 

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) erdhi në pushtet në vitin 2017 duke premtuar një largim nga shteti i kapur dhe i korruptuar nën regjimin e mëparshëm. Lufta kundë korrupsionit, sigurimi i drejtësisë dhe sigurimi që të gjithë qytetarët e vendit të kenë një jetë më të mirë ishin premtimet kryesore. Edhepse disa ndryshime u bënë për të kahëzuar vendin drejt ardhmërisë, fitojra e ngusht në zgjedhjet e korrikut 2020 dëshmon zhgënjimin e qytetarëve me mungesën e reformave më të rëndësishme dhe mungesën e rezultateve në sferen e drejtësisë dhe anti-korrupsionit. Nëse do ta vlerërojm qeverin e re në bazë të përbërjes të kabinetit LSDM-BDI, a mund të presim diçka më ndryshe tani? Ka të paktën tre arsye që pritjet janë shumë të ulëta për një qeverisje më ndryshe, më të mirë dhe më gjithëpërfshirëse.

Së pari, qeveria e re shpërblen sjellje korruptive. Artan Grubi dhe Bujar Osmani nuk duhet të kenë vend në një qeveri që pretendon të jetë e orientuar drejt Bashkësisë Evropiane dhe që lufton korrupsionin. Prokuroria publike ka hapur raste që përfshijnë Osmanin në korrupsion gjatë mandatit të tij si Ministër i Shëndetësisë në vitin 2010, ndëra edhe vetë Zaevi para zgjedhjeve nxorri në shesh inçizime që implikonin Grubin në korrupsion. Në vend që hetimet të vazhdojn për marrëdhëniet e këtyre individëve, ata janë vënë në krye të posteve vendimtare. Grubi është emëruar si Zëvendës Kryeministër i parë dhe Ministër për Sistemin Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike, ndërsa Osmani është emëruar si Ministër i Punëve të Jashtme.

Së dyti, kjo qeveri shpërblen individ lojal ndaj partisë pavarësisht mungesës të aftësive apo ekspertizës adekuate. Lista e shembujve të personave të tillë është e gjatë. Për shembull, Oliver Spasovski drejtoi Ministrinë e Brendshme në një kohë kur ndodhi një nga skandalet më të mëdha të qeverisë së mëparshme të udhëhequr nga LSDM: arratisja e ish-kryeministrit Gruevski nga vendi.

Pavarsisht mungesës së përgjegjësisë për atë skandal dhe mungesës të rezultateve të dukshme në kthimin e besimit të qytetarëve në këtë institucion, i cili ishte gur themeli i regjimit të Gruevskit, Spasovski jo vetëm që drejtoi qeverinë e Przhinos në garën për zgjedhje, por tani është emëruar për të udhëhequr Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Për më tepër, një post i ri është krijuar në qeverinë e re. Gjegjësisht, Ljupço Nikollovski do të jetë Zëvendës Kryeministër për anti-korrupsion, zhvillim të qëndrueshëm dhe burime njerëzore. Se çfarë saktësisht kombinojn këto tre fusha mbetet një mister, ashtu si edhe ekspertiza e Nikollovskit si një kandidat i sugjeruar për këtë post. Nga përvoja mund te vlerësohet që kur fusha të ndryshme dhe pa lidhëshmëri me njëra tjetrën vendosen nën një ombrellë, zakonisht nuk arrihen shumë rezultate në asnjërën fushë.

Së fundi, kjo qeveri nënpërfaqëson gratë. Përsëri, vetëm katër gra marrin pozicione ministrore, tre prej të cilave janë ndar në fusha që tradicionalisht prezentohen si fusha ‘femrore’ për shkak të prezencës më të madhe të grave në këto lëmi siç janë politika sociale, arsimi dhe kultura. Duke pasur parasysh përvojën e mëparshme dhe dinamikën e partisë së LSDM-së, kjo nuk është për t’u habitur, por është gjithsesi zhgënjyese. Aq më tepër që vjen nga një koalicion dhe një Kryeministër që retorikisht kanë përfshirë ‘barazinë gjinore’ midis premtimeve dhe vlerave të tyre thelbësore, siç shihet në programin e propozuar për punë të Qeverisë 2020-2024 i cili thotë se “Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut thellë beson që nuk ka barazi në shoqëri, nëse nuk ka barazi midis burrave dhe grave.

Vetëm kështu, mund te ketë prosperitet (…) Qëllimi i qeverisë do të jetë arritja e barazisë gjinore në vendin tonë, përbuzja e stereotipeve gjinore dhe eliminimi i dhunës në bazë gjinore. Për këtë qëllim, ne do të ndjekim një politikë aktive të rritjes së përfaqësimit të grave në të gjitha pozicionet ekzekutive brenda dhe të zgjedhuara nga Qeveria.” Megjithatë, po e njëjta qeveri dhe Kryeministër në veprimet e tyre tregojnë që vazhdojnë të mos kuptojnë rëndësinë e përfaqësimit dhe përfshirjes së grave. Dështimi i BDI-së për të avancuar së paku një grua shqiptare në nivel ministror gjithashtu nuk është befasi pasi që kjo parti vazhdon të praktikoj një qasje macho-shoviniste ndaj politikëbërjes.

Në një kohë vendimtare për ne si vend dhe të ardhmen tonë si shoqëri, kjo qeveri zhgënjen ende para se të fillojë punën e saj. Zaevi përsëri humbi mundësinë për ta mbajtur premtimin e dhënë në vitin 2016 kur me mijëra të rinj dhe të reja dolën në rrugë për të protestuar kundër qeverisjes autoritare dhe korruptive të VMRO-së dhe BDI-së. Çfarë lloj mesazhi po u dërgon përbërja e qeverisë atyre të rinjve që kanë mbetur në vend? Çfarë lloji të “jetës për të gjithë” po promovon? Duke marrë parasysh përbërjen e qeverisë, është thjesht një PR i lirë që Zaevi dhe Ahmeti të kenë video të të rinjve në fushatat e tyre zgjedhore dhe të shpallin se duan të motivojnë të rinjtë të kthehen në vend ose që të rinjtë të qëndrojnë në vendlindje. Kjo qeveri, bazuar në përbërjen e saj, lë shumë pak hapësirë ​​për të shpresuar një qeverisje më të mirë dhe ecje para.

E publikuar paraprakisht ne Prizma.mk me 29 gusht 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button