Borisov uroi Zoran Zaevin: Shpresoj që komisioni i përbashkët multidisiplinar të arrijë pajtim për çështjet kontestuese mes dy vendeve

Kryeministri bullgar Bojko Borisov ia ka uruar Zoran Zaevit fitoren zgjedhore dhe rizgjedhjen për kryeministër të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kumtoi pres-shërbimi qeveritar në Sofje.

“Bullgaria pa u lodhur përpiqet për të drejtën e qytetarëve të Republikës të Maqedonisë së Veriut të bëhen pjesë e familjes evropiane”, tha kryeministri Bojko Borisov në urimin për homologun e tij”, transmeton Bgnes.

Borisov theksoi se Bullgaria mbetet e qëndrueshme për të mbështetur të ardhmen evropiane të fqinjit të saj më të afërt, të nxitur nga besimi se procesi i inkuadrimit në BE do të jetë shtytës i rëndësishëm për reformat dhe stabilitetin.

Kryeministri bullgar potencon se kur ai dhe Zaev personalisht e firmosën Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim më 1 gusht të vitit 2017, ata jo vetëm që hapën kapitull të ri në historinë e marrëdhënieve bilaterale, por edhe i treguan botës se vendet e rajonit janë mjaft të guximshme, të afta dhe ambicioze vetë t’i zgjidhin problemet e tyre.

Në urimin deri te Zaev, Borisov shton se të dy vendet duhet të mbesin përgjegjëse dhe të përkushtuara në plotësimin e qëllimeve të vendosura në vitin 2017 me marrëveshje të nënshkruar.

“Në atë frymë, sinqerisht shpresoj se Komisioni i përbashkët multidisiplinar i ekspertëve për çështje historike dhe arsimore së shpejti do t’i vazhdojë aktivitetet e tij dhe se anëtarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të tregojnë qëndrim konstruktiv dhe përkushtim të qartë të arrihet pajtim për çështjet që diskutohen”, shton Borisov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button