Ambasadorja amerikane e uroi Zaevin: Si miq dhe partnerë e vazhdojmë bashkëpunimin me qeverinë e re

Ambasadorja amerikane në vend, Kejt Meri Bërns e ka përshëndetur formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut dhe dërgoi urata deri te kryeministri Zoran Zaev dhe shumica parlamentare, njofton Portalb.mk.

“Urime deri te kryeministri Zoran Zaev dhe shumica parlamentare për formimin e qeverisë së re në aqedoninë e Veriut. Si miq dhe partnerë presim bashkëpunim me qeverinë për zhvillimin e mëtutjeshëm në lidhje me qëllimet reformuese dhe përkushtimin e vendosur për sundim të së drejtës”, shkruan ambasadorja Bërns në Twitter.

Ndryshe, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, mbrëmë, me 62 vota “për” dhe 53 “kundër” u votua Qeveria Zaev 2, pasi deputetët shqyrtuan propozimin për përbërjen e qeverisë së re në krye me mandatarin Zoran Zaev. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut u mbajtën më 15 korrik. Për shkak të gjendjes me koronavirusin u votua tri ditë, nën protokolle të rrepta shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button