Zaev e mori postin e kryeministrit, i dëshiroi Spasovskit të vazhdojë t’i tejkalojë sfidat në MPB

Kryeministri i ri, Zoran Zaev, sot në mëngjes edhe zyrtarisht e mori funksionin nga kryeministri teknik, Oliver Spasovski, i cili rikthehet në postin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe i dëshiroi bashkëpunim të frytshëm dhe vazhdim të tejkalimit të sfidave në këtë resor, njofton Portalb.mk.

Oliver Spasovski - Zoran Zaev
Oliver Spasovski – Zoran Zaev

“Duke i dëshiruar punë të suksesshme në funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme, kryeministri Zaev, Spasovskit i dëshiroi bashkëpunim të frytshëm në tejkalimin e sfidave në resor, por edhe pjesëmarrje aktive në punën e Qeverisë në miratimin e politikave në interes të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesë.

Zaev e falënderoi Sasovskin dhe anëtarët e qeverisë teknike për punën e suksesshme në 9 muajt e kaluar, duke shtuar se ajo qeveri guximshëm dhe me sukses është përballur me krizën ekonomiko-shëndetësore të shkaktuar nga virusi korona KOVID-19.

Ndryshe, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, mbrëmë, me 62 vota “për” dhe 53 “kundër” u votua Qeveria Zaev 2, pasi deputetët shqyrtuan propozimin për përbërjen e qeverisë së re në krye me mandatarin Zoran Zaev. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut u mbajtën më 15 korrik. Për shkak të gjendjes me koronavirusin u votua tri ditë, nën protokolle të rrepta shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button