Ky është rekomandimi i librit të tetë në sfidën e leximit nga Rrita Syla (VIDEO)

Vazhdon sfida e leximit të librave. Rrita Syla, e nominuara e shtatë e kësaj sfide, rekomandon për ju të lexoni librin “The Handmaid’s Tale” që në shqip mund ta gjeni si “Rrëfenja e shërbëtores”, njofton Portalb.mk.

Rrita Syla jep një mesazh mjaft motivues për çdo femër në videon e saj.

“Është pak sa i trishtë por, unë ju ftoj ta lexoni pasi që në vete përmban mesazhe shumë të bukura si për shembull pse gratë nuk duhet ta humbasin dinjitetin e tyre, nuk duhet të shihen si makina për riprodhim mirëpo, duhet t’i vlerësojmë dhe të kenë lirin dhe zgjedhjen e tyre”- theksoi Rrita në videon e saj.

Ndryshe, deri më tani kemi marrë 8 rekomandime librash. Por, kjo sfidë nuk përfundon këtu,  ditëve në vijim presim edhe rekomandimin nga e nominuara e rradhës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button