Kyçyk e ftoi qeverinë e re të RMV-së të përgatisë udhërrëfyes për reformat e BE-së

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyçyk sot në mëngjes e ka përshëndetur zgjedhjen e qeverisë së re dhe ashtu siç tha, formimin e shpejtë në kushte të pandemisë globale, njofton Portalb.mk.

“Duhet të rikujtojmë se Zaev i theksoi edhe marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë si bazë për vazhdimin e reformave. Qeveria e re në Shkup e cila është qartë pro-evropiane, tani i ka të gjitha mjetet që të vazhdojë me zhvillimin që e ka bërë Maqedonia e Veriut në vitet e fundit. Vlerësoj se një prej detyrave të qeverisë së re është që të përgatisë udhërrëfyes për anëtarësim, në bazë të konsensusit të gjerë në vend, a në ndërkohë Këshilli i BE-së duhet që ta miratojë tekstin final nga korniza negociuese që të mundet të thirret seanca e parë ndërqeveritare më së shpejti që është e mundur”, tha Kyçyk.

Ndryshe, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, mbrëmë, me 62 vota “për” dhe 53 “kundër” u votua Qeveria Zaev 2, pasi deputetët shqyrtuan propozimin për përbërjen e qeverisë së re në krye me mandatarin Zoran Zaev. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut u mbajtën më 15 korrik. Për shkak të gjendjes me koronavirusin u votua tri ditë, nën protokolle të rrepta shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button