Në Universitetin “Shën Cirili e Metodi” filloi paraqitja për regjistrimin e studentëve

Në Universitetin “Shën Cirili e Metodi” në Shkup sot dhe nesër do të bëhet paraqitja për regjistrim në vitin e parë të vitit studimor 2020/2021. Sipas Кonkursit për ciklin e parë të studimeve të cilin UCM e publikoi para dy muajve, më 23 fakultete në përbërje të tij janë të lira gjithsej 10 798 vende për studentët e ardhshëm.

Prej tyre, 5300 vende janë për studime në kuotën e rregullt, d.m.th., ata të cilët financohen nga buxheti i shtetit, 4438 janë për bashkëfinancim të studimeve dhe 1060 vende të lira për studentë të çrregullt.

Kompensimi për studime për studentë të rregullt mbetet si edhe gjatë viteve të kaluara, 200 euro në kundërvlerë të denarit, ndërsa për studentët me bashkëfinancim dhe për studentë të çrregullt është 400 euro.

Rang-lista preliminare me rezultate nga suksesi i arsimit të mesëm do të publikohet më 3 shtator, rang-lista përfundimtare më 7 shtator, ndërsa regjistrimi i kandidatëve do të jetë më 10 dhe 11 shtator, transmeton MIA.

Për shkak të pandemisë me Kovid-19, këtë vit, për herë të parë që nga vendosja në vitin 2007, nuk u organizua maturë shtetërore. Maturantët morën diplomë për arsim të mesëm të përfunduar, e cila do të vlejë si diplomë për maturë shtetërore, maturë shkollore apo provim përfundimtar.

Në Кonkursin e UCM-së janë cekur kushtet dhe kriteret për regjistrim dhe mënyra e pikëve për selektim të maturantëve të cilët do të pranohen në fakultete, si dhe informata për dokumentet e nevojshme.

Afati i dytë për paraqitje të kandidatëve për vitin e parë 2020/2021 në UCM do të jetë më 15 dhe 16 shtator, ndërsa i treti është më 28 shtator në fakultetet në të cilat do të mbeten vende.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button