fbpx

Kur pritet të rikthehet një prej festivaleve më të njohura në botë?

Një ndër festivalet më të mëdha në Britani të Madhe, i njohur si Glastonbury, ka gjasa të rikthehet për adhuruesit në 2021-ën.

Kështu kanë bërë të ditur organizatorët, të cilët po synojnë ta kthejnë festivalin gjatë muajit qershor të vitit të ardhshëm, njofton Klan Kosova.

Bashkë-organizatorja, Emily Eavis, ka shkruar në twitter se megjithë thashethemet, festivali nuk po shtyhet për në shtator.

Organizatori Michael Eavis kishte thënë më parë se fati i ngjarjes së vitit 2021 ishte i pasigurt pasi festivali i këtij viti u anulua për shkak të koronavirusit.

Ndërsa vajza e tij Emily, shkruan se ”jemi akoma shumë duke synuar muajin qershor”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close