Gjermani, Protestuesit tentojnë të hyjnë në parlament, i ndaloi policia

Gjatë protestës së madhe që u zhvillua ditën e shtunë në Berlin kundër masave kufizuese të pandemisë në vend, esktremistët e djathtë tentuan të sulmojnë parlamentin. Protestuesit depërtuan përmes një kordoni policie për të vrapuar në hyrjen e ndërtesës, transmeton OraNews.

Ata nuk arritën të futeshin brenda pasi u kapën nga policia dhe u larguan me forcë.

Ky incident është dënuar nga politikanët në të gjithë spektrin politik.

Ministri i Brendshëm në një deklaratë të dhënë u shpreh se toleranca do të jetë zero për këtë sjellje.

Pamjet e incidentit tregojnë qindra njerëz teksa vraponin drejt shkallëve të ndërtesës së Reichstag-ut.

Gjatë protestës policia urdhëroi shpërndarjen e protestuesve për shkak se ata nuk po respektonin rregullat e distancimit social.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button