Në kodër të diellit, në mes të fushatës për ta bërë Malin Sharr park nacional, po ndërtohen 80 objekte të paligjshme

Mafia e ndërtimeve po punon intensivisht në betonizimin e Kodrës së Diellit, thonë nga iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën Diellit” dhe theksojnë se në periudhën e kaluar në vikend lagjen po ndërtohet në çdo hap edhe atë pa asnjë leje. Ata kërkojnë t’i jepet fund anarkisë ndërtimore për të shpëtuar këtë ski-qendër të madhe turistike, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

“Në bazë të të dhënave që i kemi, aktualisht janë duke u ndërtuar rreth 80 ndërtesa në parcela ku marrëdhëniet pronësore-juridike të investitorëve janë të diskutueshme, sepse ato po ndërtohen në tokë shtetërore. Nga Inspektoratet e ndërtimit komunal kërkohet të veprojnë në përputhje me rregulloret ligjore dhe të fillojnë shqyrtimin e të gjitha rasteve me rend. Kërkojmë që të mos kryhet asnjë procedurë për legalizimin e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme që janë ndërtuar pas vitit 2011. Inspektorati i Ndërtimit nuk duhet të lejojë vazhdimin e ndërtimit për objektet për të cilat ekziston raport për ndërprerje të ndërtimit. Kërkojmë nga Prokuroria publike – Gjykatat themelore Tetovë, të veprojë dhe të hetojë këto raste dhe në komunikim të përbashkët me SPB- Tetovë dhe inspektoratin e ndërtimit komunal, të veprojë në përputhje me legjislacionin dhe të njëjtat aktivitete ndërtimore të ndalen, ndërsa pronarët të dënohen për uzurpim. Këto janë kërkesa nga shumë banorë, pronarë të shtëpive të pushimit dhe hoteleve në Kodër të Diellit”, thotë Hamdi Sulejmani nga iniciativa “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

LEXO: “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”: Në tokë ndërtimore ilegalisht ndërtohen 80 objekte

Këto kërkesa janë dërguar në Komunën e Tetovës dhe kryetaren Teuta Arifi, SPB Tetovë, Prokurorinë publike, Inspektoratin shtetëror për ndërtim dhe urbanizëm dhe Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Deri më tani nuk ka përgjigje për kërkesat e tyre.

Për Kodrën e Diellit, e me këtë edhe për vikend lagjen, ende nuk është miratuar plani i detajuar urbanistik, por kjo nuk ishte pengesë që, krahas numrit të madh të ndërtimeve të paligjshme të ndërtuara në vitet e fundit, të ndërtohet edhe një xhami 4-katëshe me minare të lartë diku 20 m. Pranë xhamisë është duke u ndërtuar një kompleks më i madh ndërtesash për të cilat gjithashtu nuk ka leje ndërtimi. Dimrin e kaluar, inspektorati i ndërtimit komunal e rrënoi stanin e deleve, që ishte një investim i një kroati, e që ishte vendosur në jo ne vikend lagjen, por disa kilometra nga Kodra e Diellit, ndërsa nga numri i madh i ndërtesave ilegale në Kodër të Diellit, rrënuan vetëm disa mure mbajtës më të vegjël u shembën. por nuk e rrënuan asnjë nga 80 vilat e ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe objekte tjera.

Më 5 maj, Qeveria miratoi iniciativën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për mbrojtjen e Malit Sharr dhe shpalljen e tij zone të mbrojtur në kategorinë e Parkut Nacional.

LEXO: Qeveria e Maqedonisë miratoi vendim me të cilin Malin Sharr e shpallë Park Nacional

“Finalizimi i këtij procesi do të rriten mundësitë për bashkëpunim ndërkufitar me vendet fqinje, veçanërisht lidhur me faktin që Mali i Sharrit do të bëhet një nga parqet më të mëdha nacionale në Evropë. Në të njëjtën kohë, mbrojtja e këtyre zonave do të thotë përparim në përmbushjen e detyrimeve të direktivave të BE-së për habitatet dhe zogjtë”, tha Ministri i atëhershëm i Mjedisit dhe Planifikimit Fizik Naser Nuredini.

Mbrojtja e Malit të Sharrit si park nacional është pjesë e programit të Qeverisë së re të kryesuar nga Zoran Zaev, që do të votohet sot në Parlament.

LEXO: Ministria njoftoi se ka filluar fushata publike për shpalljen e Malit Sharr si një park kombëtar

Më 26 gusht, ministria nisi një fushatë publike për të shpallur Malin Sharr park kombëtar.

“Fushata në terren do të realizohet me përfshirje, informim dhe konsultim të drejtpërdrejt me popullatën lokale, bizneset private dhe të gjithë aktorët e interesuar që gravitojnë në zonën e parkut të ardhshëm nacional, që të jenë sa më mirë informuar dhe të njohur me atë që është një park kombëtar, cilat janë përfitimet. “përfshirë aspektet socio-ekonomike dhe për shkak se Mali i Sharrit duhet të mbrohet me ligj sa më shpejt të jetë e mundur”, ka theksuar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button