RMV, Ndërroi jetë 72 vjeçari me biçikletë pasi u godit me veturë nga 23 vjeçari i dyshuar

Ministria e punëve të brendshme në Maqedoninë e Veriut raportoi se në rrugën për në fshatin Çajle të vjetër, një veturë dyshohet se ka goditur plakun 72 vjeçar, derisa ky i fundit ishte me biçikletë, transmeton Portalb.mk.

Ngjarja kishte ndodhur dje në orët e pasdites në rrugën rajonale Gostivar-Çegran.

Policia njoftoi se ngasës i veturës “Audi” ishte 23 vjeçari I.J. nga fshati Forinë. I dyshuari kishte goditur plakun 72 vjeçar O.O, i cili në ato moment ishte me biçikletë.

Pas kontrolleve në Qendrën mjekësore në Gostivar, 72 vjeçari ishte dërguan në Qendrën Klinikë “Nëna Terezë”-Shkup, ku edhe kishte ndërruar jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button