Ministri turk: Zgjerimi me 12 milje i Greqisë, arsye për luftë, nuk do ta lejojmë

Teksa Turqia vijon kërkimet e saj për naftë dhe gaz në detin Mesdhe, Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavuşoğlu ka hedhur deklarata të forta në lidhje me Greqinë, transmeton OraNews.

Gjatë një interviste televizive për A Channel në Turqi, ai u shpreh se zgjerimi i detit me 12 milje nga ana e Greqisë do të jetë arsye për të hapur luftë.

“Ne nuk do ta lejojmë zgjerimin e saj” – u shpreh ministri.

Daily Sabah shkruan se qeveria turke është në bisedime me shumë shtete evropiane pasi BE kërcënoi se do të vendoste sanksione ndaj Turqisë.

Çavuşoğlu u shpreh se vendi ka mbështetjen e shumë shteteve evropiane mbi këtë çështje.

Qeveria turke kundërshton pretendimin e Greqisë për të drejtat ekskluzive në ujërat ku po punon anija kërkimore e Turqisë, duke argumentuar se ishujt nuk duhet të përfshihen në llogaritjen e kufijve detarë midis vendeve.

Ankara gjithashtu ka kontestuar vazhdimisht administratën greke qipriote

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button