A është ky fundi i klubeve të natës?

DJ të ndryshëm nëpër botë shëtitën vazhdimisht për të performuar në festivale e klube të natës. Por COVID-19 solli ndryshime të mëdha edhe në industrinë e klubeve e muzikës, transmeton Koha.net.

Gjithçka ndryshoi brenda një periudhe shumë të shkurtër, kur pandemia me COVID-19 goditi çdo gjë.

DJ Jamz Supernova, thotë se para 4 muajsh, jeta e saj ishte krejtësisht ndryshe.

Nga misioni i saj 1Xtra që e transmetonte BBC Radio, ajo tashmë po bën muzikë nga shtëpia e saj.

“Si gjithë bota, u desh të gjejmë një vend për të krijuar muzikë. Vendi i vetëm është shtëpia”, shprehet ajo, duke shtuar se është mundësia e vetëm për t’u bërë bashkë me dëgjuesit.

Dalëngadalë nga shtëpitë, kopshtet e parqet, njerëzit nisin të bashkoheshin nga distanca në “klube të natës”.

Nga DJ të ndryshëm që krijonin muzikës përmes TikTokut nëpër dhomat e tyre të gjumit, njerëzit lidheshin nga distanca me DJ më të njohur në botë.

Pavarësisht se u ndërprenë shumë festivale të njohura, ato vazhduan, online!

DJ të ndryshëm i kanë thënë BBC-së se të bërit muzikë nga shtëpia nuk ua humbi as famën e as gjallërinë. Megjithatë, thonë se ndjesia e muzikës është ndryshe kur bëhet në klube.

“Kur shkon në klub nganjëherë thua, a do të jetë kjo nata më e çmendur e jetës sime”, tha DJ Sherrelle.

DJ e përshkruajnë jetën e natës kështu – Del nga shtëpia, nuk të intereson të shikosh çfarë ka në Facebook, Instagram apo Twitter, e nuk e di madje as në orën sa do të kthehesh në shtëpi. Gjithçka që dëshiron të bësh është të kënaqesh!.

“Është sikur të mendosh se bota e jashtme nuk ekziston”, tha Sherrelle.

Harry Gay dhe shokët e tij nisën një parti virtuale për komunitetin LGBT. Ai ndjen mungesë për hapësirat, apo klubet e natës ku performonin ky komunitet. Thotë se ishte një botë në vete.

“Disa klube kanë nisur të hapen por disa s’do të hapen më kurrë. Pandemia ndryshoi gjithçka. Asgjë s’do të jetë si ka qenë”, shprehet Harry.

Shumë studime kanë thënë se koronavirusi mbijeton në ambiente të mbyllura. Dhe kjo, ngritë pyetjen se “A do të hapen më klubet e natës?”.

Prej kur nisën të mbyllen shtetet më të mëdha për shkak të pandemisë, edhe DJ e muzikantët, raporton BBC, janë adoptuar me jetesën në shtëpi. Ata thonë se po u pëlqen edhe hapësira e shtëpisë për të krijuar muzikë.

Dhe ndonëse u hapën shumë klube natës, ato nuk mbushen si më herët. Kjo ngjallë pikëpyetje të shumta se a do të hapen më apo jetesa do të ndryshojë plotësisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button