Sot në Prishtinë zbulohet busti i ish-senatorit amerikan Dole

Sot në Prishtinë do të zbulohet busti i ish-senatorit amerikan Robert Joseph Dole. Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës ka njoftuar se busti do të zbulohet me rastin e 30 vjetorit të vizitës së delegacionit të Senatit të SHBA-së të udhëhequr nga Dole, transmeton Koha.net.

Ceremonia e zbulimit të bustit do të mbahet në ora 13:30 në rrugën Bob Dole në lagjen Dardania në Prishtinë, ndërsa të pranishmëve dhe mediave do t’u drejtohen Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, Ambasadori i SHBA në Kosovë Philip Kosnett dhe drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka.

Po ashtu, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla do të bëjë zbulimin e pllakës përkujtimore për nder të këtij përvjetori në sheshin Nënë Tereza para Grand Hotel Prishtina..

Ndërsa, ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të hapë ekspozitën e fotografit Hazir Reka, me fotografi unike nga vizita e delegacionit të senatit amerikan më 29 gusht të vitit 1990. Hapja e ekspozitës do të bëhet para Grand Hotel Prishtina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button