Trump do ta vizitojë qytetin ku u plagos rëndë afro-amerikani Blake

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do ta vizitojë qytetin Kenosha në Wisconsin, ku është duke u protestuar që kur afro-amerikani Jacob Blake u qëllua në shpinë dhe u lëndua seriozisht nga një polic, transmeton Koha.net.

Trump do të udhëtojë në Kenosha të martën, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, raporton BBC. Presidenti i SHBA-së do të vizitojë forcat e rendit dhe do ta vlerësojë dëmin e shkaktuar nga protestat e fundit.

Jacob Blake ka marrë lëndime serioze në shpinë pasi është qëlluar shtatë herë nga një polic. Nuk është e qartë nëse ai do të jetë më në gjendje të ec.

Kjo ngjarje ka nxitur protesta të dhunshme në Kenosha dhe në qytete tjera nëpër SHBA.

Nga Shtëpia e Bardhë nuk është konfirmuar nëse presidenti Trump do të takohet me familjarët e Blaket.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button