Më shumë se 1200 studentë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Universitetin e Alabamas

Më shumë se 1.200 studentë kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 në Universitetin e Alabamas që nga fillimi i pandemisë, transmeton Telegrafi.

Kështu së paku ka njoftuar sistemit i të dhënave të Universitetit të Alabama, transmeton Telegrafi.

Që nga 25 gushti, universiteti ka shtuar 481 raste të reja. Deri më tani, 1,201 raste me coronavirus janë raportuar në fakultetet.

Mësimi në këtë vend ka filluar më 19 gusht, sipas kalendarit akademik të shkollës, raporton CNN.

Ndryshe, SHBA-ja ka regjistruar gjashtë milionë njerëz të infektuar me virusin gjersa kanë ndërruar jetë mbi 182 mijë persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button