Messi i shpall ‘luftë’ Barcelonës, ua konfirmon mungesën në testimin për coronavirus që do të bëhet të dielën

Lionel Messi ka vendosur të shkojë në ‘luftë’ me Barcelonën dhe nuk do të marrë pjesë në testimin për coronavirus të dielën, transmeton Telegrafi.

Klubi katalan ka refuzuar të zhvillojë bisedime për të diskutuar të ardhmen e tij pasi ai dorëzoi një kërkesë për transferim të martën.

Tani, sipas një raporti nga RAC1 i cili është konfirmuar nga MARCA, Messi i ka thënë Barcelonës se ai nuk do të paraqitet për testimin e coronavirusit të dielën.

Skuadra e Ronald Koeman do të rikthehet në stërvitjen të hënën përpara fillimit të kampionatit të ri.

Kjo vjen si një befasi për Barcelonën, të cilët prisnin që Messi të kthehej në stërvitje normalisht, me gjithë mosmarrëveshjen e tij me klubin.
Argjentinasi beson se koha e tij te Barcelona ka marrë fund, dhe kjo ishte arsyeja pse ai ka dorëzuar një kërkesë zyrtare për transferim.

Edhe pse ai nuk ndihet më pjesë e klubit, ai dëshiron të largohet në mënyrën që e meriton nga Camp Nou.

Barcelona po këmbëngul që Messi nuk do të jetë në gjendje të largohet këtë verë nëse një klub tjetër nuk paguan klauzolën e tij të lirimit prej 700 milionë euro.

Drejtori sportiv, Ramon Planes ka thënë se kapiteni i Blaugranave ka ende një kontratë me klubin, në prezantimin e Francisco Trincao.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button