Superkupa e UEFA-s mund të mos mbahet për shkak të kufizimeve për hyrje në Hungari

Ndeshja për Superkupën e UEFA-s, e cila është caktuar për më 24 shtator në Budapest, mund të mos mbahet për shkak të masave kufizuese për luftë kundër përhapjes së virusit korona në Hungari, shkruan gazeta britanike “Tajms”, transmeton MIA.

Paraprakisht u bë e ditur se qeveria hungareze nga 1 shtatori do ta kufizojë hyrjen në vend të të huajve.

Në ndeshjen për Superkupën UEFA duhet të luajnë Bajerni gjerman dhe Sevilja spanjolle. UEFA planifikonte që ta luante këtë ndeshje me publik (maksimum 30 për qind nga kapaciteti i stadiumit).

Sipas “Tajms” kufizimet e vendosura nga qeveria hungareze e vendosin në pikëpyetje mundësinë që ndeshja të luhet në Budapest.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button