Sot në Shkup disa rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të protestave

Për shkak të protestës së paralajmëruar për sot në ora 17:00 para ndërtesës së BE-së, prej orës 15:00 deri në përfundim të saj, në disa rrugë të Shkupit do të ketë kufizime në komunikacion, sqarojnë nga Ministria e punëve të brendshme (MPB).

“Të mbyllura për komunikacion prej orës 15:00 deri në përfundim të protestës, do të jenë rrugët në vijim: rr. “Kirili dhe Metodi”, bul. “Shën Klimenti i Ohrit”, rr. “Dimitrie Çupovski”, rr. “11 Tetori”, rr. “Maqedonia” dhe rr. “Dame Gruev”, ndërsa komunikacioni do të rikahëzohet përgjatë bul. “Koço Racin”, bul. “Mitropolit Teodosij Golloganov”, bul. “Aradhat partizane”, rr. “Pavel Shatev”, rr. “Anton Popov” dhe rrugë të tjera përreth”, raportojnë nga MPB-ja.

Nga SPB Shkup u bëjnë thirrje qytetarëve t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë.

Protesta, siç informojnë nga SPB Shkup, është paralajmëruar dhe duhet të fillojë në orën 17:00 para ndërtesës së BE-së në bul. “Klimenti i Ohrit” dhe do të vazhdojë nëpër bul. “Shën Klimenti i Ohrit”, rr. “Dimitrie Çupovski” deri para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button