Bëje atë të fiksohet pas teje, edhe nëse flisni vetëm me mesazhe

Për fatin tonë të mirë e të keq njëkohësisht, shumë njohje në ditët e sotme, bëhen zakonisht nëpërmjet rrjeteve sociale, transmeton Telegrafi.

Nëse jeni në fazën e “texting” dhe ai ju duket interesant, mbase ka ardhur koha të përdorni ca strategji për ta bërë të fiksohet keq pas jush.

Nëqoftëse po flisni deri tani, do të thotë se gjërat mes jush po shkojnë mirë dhe kimia është aty. Tani, ju duhen vetëm ca detaje të vogla dhe nuk do të jetë vonë përpara se gjitha bisedat e orëve të vona të natës, t’i bëni përballë njëri-tjetrit.

Sugjeroji filmat/këngët e duhura

Përpiqu t’i thuash diçka nëpërmjet këngëve e filmave që i sugjeron. Gjej ato që përshtaten më shumë me ty, me marrëdhënien që ti kërkon etj. Ai mendon se ti po i sugjeron një film/këngë, por ti po i jep një mesazh, mjafton që ai të “lexojë pak mes rreshtave.”

Ngacmoje me postimet që bën

Nuk është e nevojshme të dukeni me patjetër provokuese që të merrni vëmendjen e tij, edhe pse ajo funksionon thuajse gjithnjë. Sidoqoftë, provo të postosh diçka ndryshe, një poezi sensuale, një tekst që ndoshta personifikon lidhjen tuaj apo edhe një meme që ironizon një aspekt të caktuar. Postime të thjeshta, që do ta fusin pak në mendime.

Tregohu e zënë

Nëse shkruani me njëri-tjetrin në thuajse çdo moment të ditës, provo mos të jesh aq e disponueshme për ca orë. “Stresi” i vogël për të marrë një përgjigje nga ti, do e bëjë atë të të mendojë gjatë gjithë aty orëve që s’po i kthen.

Nëse ndodh t’ju pyesë se ku ishit apo nga humbët, jepini një përgjigje devijuese dhe bëni pak humor, por mos iu përgjigj direkt. Sigurisht, mos e tepro me këtë taktikë, aq sa të duket se po fsheh vërtet diçka.

“Innocent texting”

Nëse amerikanët kanë një tog fjalësh për këtë, do të thotë së funksionon. Një mesazh, në dukje i pafajshëm, do ta bëjë të mendojë për ju në nivele të tjera dhe do ta bëjë edhe më interesant misterin tuaj.

Fjalitë si: “Vetëm je tani?” , “Sapo bëra një dush të nxehtë dhe po më zinte gjumi aty..”, “Jam vetëm në dhomë, po rri shtrirë, po të shkruaj ty, po ti çfarë po bën?” “Pashë ëndrrën më dirty dje, s’e di a ta them dot” etj, do e bëjnë atë të të shohë ndryshe (edhe pse me siguri, ju sheh ndryshe tashmë).

Sexting

Nga ana tjetër, ti gjithashtu mund të heqësh dorë nga mesazhet “e ndrojtura dhe të pafajshme” dhe të dalësh drejt e në temë: Sexting. Nëse keni arritur në këtë lloj “rehatie” me njëri-tjetrin, është mënyra më e mirë për ta nxehur vërtetë situatën.

Dërgoji foto spontane

Nëse nuk jeni ende gati për këtë, ekziston gjithnjë mënyra e sigurt: ajo e një bisede pak më pak të komplikuar dhe me shumë humor, por thyejeni këtë “rutinë” herë pas here, duke i dërguar foto të ndryshme njëri-tjetrit. Kjo do ta bëjë atë ta shohë marrëdhënien tuaj si diçka më të prekshme dhe më reale.

Ji vetvetja

Më e rëndësishmja nga të gjitha, është t’i qëndrosh besnike vetes. Mos ndrysho personalitetin online, pasi kjo nuk do t’ju sjellë asgjë të mirë. Ji vetvetja dhe do të gjesh me patjetër, dikë që adhuron çdo detaj të vogël tëndin, madje dhe mënyrën si shkruan me mesazhe.

Ftoje ti për të dalë

Së fundmi, mos harroni se nuk ka asgjë të çuditshme nëse je ti ajo që e ftoni për të dalë e para. Fundja, nuk po e propozon për martesë, por për të pirë diçka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button