Është gjetur trupi i burrit i cili kërkohej në ujërat e Vardarit

Ekipi për kërkim i përbërë nga nëpunës të policisë dhe zjarrfikës i cili që në mëngjes kërkonte burrin në ujërat e Vardarit, kanë gjetur një trup të pajetë të një burri. Pas pasigurisë dymbëdhjetë orëshe dhe natës dramatike në rrjedhën e Vardarit përgjatë Gostivarit, rezultati është dy persona të vdekur, për të cilët supozohet se janë mbytur, transmeton MIA.

Sipas informacioneve të para të zëdhënësit të SPB Tetovë, Marjan Josifovski, ekipi i cili bënte kërkimin përgjatë shtratit të lumit, në afërsi të një ure të vogël mes fshatrave Forinë dhe Çegran ka gjetur një burrë të vdekur. Në momentin e gjetjes nuk kishte shfaqur shenja jete dhe ishte thirr ekipi mjekësor që ta konfirmojë vdekjen e burrit. Për momentin po bëhen përgatitje për kontroll.

Informacione të pakonfirmuara theksojnë se bëhet fjalë për një banor 45 vjeçar të Gostivarit i cili kërkohej prej mbrëmë pas mesnate dhe se identitetin e tij e kanë konfirmuar familjarë të cilët ishin të përfshirë në kërkim.

Herët në mëngjes, pas një denoncimi paraprak se dy persona janë parë në ujërat e Vardarit te tregu i madh, ishte organizuar hetim. Rreth orës tre, në afërsi të fshatit Çajle e Vjetër në një ishull nga rëra ishte gjetur një trup i pajetë i një femre të re për të cilën është konfirmuar se është personi i cili po kërkohet.

Hetimi dymbëdhjetë orësh në të cilin morën pjesë tridhjetë nëpunës të policisë,
zjarrfikës, peshkatarë dhe qytetarë është ndërprerë.

Trupi i vajzës, me urdhër të prokurorit publik është dorëzuar në obduksion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button