Është rritur intensiteti i komunikacionit, në VK Qafë Thanë pritet 30 minuta

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, përveç se në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, ku vërehet frekuencë e rritur, ndërsa pritjet janë rreth 30 minuta, informoi Lidhja Automote e Maqedonisë në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë të thata, transmeton MIA.

Sipas paralajmërimit të ndërmarrjes ndërtimore Ilinden – Strugë, pasnesër në aksin rrugor A2 Kërçovë – Ohër, në seksionin Presekë – fshati Vërbjan, ndërmjet orës 12 dhe 15 komunikacioni do të ndërpritet në periudhë prej 15 deri 20 minuta, për shkak të punëve ndërtuese me minim.

Për shkak të vendosjes së rrjetit të kanalizimit në fshatin Çajlë, komunikacioni në rrugën rajonale Gostivar – fshati Çegran do të bëhet në rrugë alternative.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim me kujdes të jashtëzakonshëm me automjetet, veçanërisht në rrugët përgjatë luginave, ku ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button