Filipçe: Gjysmë viti korona-krizë: Virusi është i paparashikueshëm, ndërsa vjeshta sjell rreziqe të reja (VIDEO)

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në video fjalim, theksoi se kriza shëndetësore botërore e shkaktuar nga Kovid-19 është më e madhe në 100 vitet e fundit. Kjo krizë, vlerësoi, solli pikëllim për ata të cilët i humbën të afërmit e tyre, pasiguri ekonomike për të gjithë ne dhe ndryshim të madh në jetët tona, njofton Portalb.mk.

Gjashtë muaj që kur u regjistrua rasti i parë në vendin tonë, ai u falënderuar për forcën dhe mbështetjen të cilën qytetarët e japin në luftën me virusin.

“Me respektin të masave për mbrojtje të shëndetit personal, përveç që e mbroni veten dhe të afërmit e juaj, jepni kontribut individual në përpjekjet e punonjësve shëndetësorë të cilët çdo ditë luftojnë për jetë njerëzish. E di se jeta me virusin lodh dhe e kuptoj se sa është e vështirë që ndoshta gjërat nuk janë të atilla ashtu siç do të donim të ishin. Por, kjo nuk do të zgjasë përjetësisht. Nga dita në ditë, jemi më afër tejkalimit të krizës”, potencoi Filipçe.

Ai shtoi se duhet të jemi të vetëdijshëm se na pret edhe një periudhë në të cilën duhet të mbrohemi edhe më shumë dhe me më shumë disiplinë duhet t’i respektojmë masat. Sip theksoi, vjeshta sjell rreziqe të reja, ndërsa virusi dëshmoi se është jashtëzakonisht i paparashikueshëm. Për këtë arsye, ai dërgon apel që të gjithë të jemi maksimalisht të kujdesshëm.

“Masat për mbrojtje personale janë të qarta dhe tanimë mirë të njohura. Edhe nuk janë të vështira për respektim, në këtë gjë jam i sigurt. Nevojitet vetëm pranimi i realitetit dhe besim se, në qoftë se me dinjitet iu përmbahemi atyre, kjo do të kalojë. Se do t’ia dalim, ndërsa suksesi do të jetë i yni, i përbashkët. Dëshiroj t’ju bind se si ministër bëjë gjithçka që është e nevojshme që të përgatitemi për periudhën e vjeshtës. Po i përforcojmë kapacitetet spitalore dhe kuadrin. Qeveria e re maksimalisht do t’i orientojë resurset drejt shëndetësisë me qëllim të mbështetjes së punonjësve shëndetësorë dhe sigurim të shërbimeve të mira shëndetësore për të gjithë qytetarët. Dëshirojë edhe një herë t’u falënderohem kolegëve të mi – punonjësve shëndetësor dhe të gjithë atyre që me këmbëngulje punojnë në tejkalimin e krizës. Puna dhe përkushtimi juaj nuk do të harrohen”, thekson Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button