Të gjitha lëndët administrata do t’i zgjidh në mënyrë elektronike dhe do të kuptohet se kush sa ka punuar, tha Mançevski

I gjithë procesi i punës i administratës shtetërore do të relizohet në mënyrë elektronike, të gjithë dokumentet dhe lëndët do të krijohen, arkivohen, aprovohen dhe nënshkruhet në mënyrë elektronike në vend që në formë të letrës dhe fizikisht të dërgohen për nënshkrim ose akrivim në institucion. Kjo parashihet me modernizimin e Sistemit kombëtar për menaxhim me dokumente, të cilin sot në konferencë shtypi e prezantoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, njofton Portalb.mk.

Mançevski theksoi se puna elektronike e administratës do t’u mundësojë edhe personave udhëheqës të kenë kontroll e cili i punësuar sa ka punuar, do të sjellë deri në ulje të korrupsionit, do të ndikohet në zhbllokimin e proceseve të bllokuara administrative, ndërsa qytetarët do të marrin shërbime më cilësore.

“Bëhet fjalë për sistem të unifikuar për përmirësimin e institucioneve shtetërore. Me këtë sistem, procesuimi i dokumenteve dhe zbatimi i proceseve të punës nëpër institucione mund të zhvillohet tërësisht në mënyrë elektronike. Me implementimin e sistemit për menaxhim me dokumente dhe digjitalizim të proceseve të punës nëpër institucone mundësohet që të punsuarit dokumentet dhe lëndët e tyre t’i marrin në mënyrë elektronike, të veprojnë për të njëjtat në mënyrë elektronike dhe të krijojnë dokumente të tyre, të cilët përmes sistemit do të mund t’i dërgojnë për aprovim, arkivim, nënshkrim ose veprim të mëtejmë”, tha Mançevski, i cili të hënën largohet nga vendi ministror, ndërsa do ta trashëgojë kuadri i BDI-së Jeton Shaqiri.

Për momentin, sistemi i ri për menaxhim me dokumente e përdorin 20 institucione dhe mbi 5.000 shfrytëzues. Mançevski tha se në mandat e ardhshëm një nga detyrat kryesore të Ministrisë do të jetë rritja e numrit të shfrytëzuesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button