Kompania japoneze teston me pilot veturën fluturese (VIDEO)

Qe shumë dekada ëndërrohet për të drejtuar veturën në qiell. Tani një kompani japoneze ka avancuar këtë ëndërr, duke testuar makinën fluturuese me një pilot brenda, transmeton Koha.net.

“SkyDrive” ka publikuar sot videon në të cilën shihet një veturë sikur një motoçikletë që ngjitet për disa metra nga toka dhe fluturon për rreth dy minuta.

Tomohiro Fukuzawa, i cili e udhëheq projektin, shpreson se “makina fluturuese do të bëhet realitet deri në vitin 2023”.

Kjo makinë deri tani ka arritur të fluturojë për pesë deri në dhjetë minuta, por nëse kjo mund të shndërrohet në 30 minuta atëherë do të ketë më shumë potencial, përfshirë edhe eksportin në Kinë, thotë Fukuzawa, raporton AP.

Ai tha se nga 100 projekte të makinave fluturuese që po bëhen përreth botës, vetëm dhjetë ose më pak prej tyre kanë pasur sukses me pilotin brenda.

Projekti SkyDrive, i cili nisi si një projekt vullnetar, tashmë ka marrë shumë fonde përfshirë nga kompanitë si Toyota, Panasonic, si dhe nga vetë Banka Kombëtare Japoneze.

Ekspertët e krahasojnë interesin në makina fluturuese me kohërat historike kur filluan industritë e aviacionit dhe ato të veturave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button