RMV, Ndërtimi i kompleksit universitar të UNT-së, mbetet prioritet i qeverisë së re

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka mirëpritur vendosjen e ndërtimit të Kampusit universitar të UNT-së mes prioriteteve të qeverisë së re, 2020-2024, transmeton MIA.

Siç theksohet në kumtesë, kompleksi universitar i UNT-së, si nevojë imediate për t’u zhvilluar procesi studimor dhe për të pasur kushte optimale studentët si dhe stafi akademik dhe ai administrativ, “është lajm shumë i mirë për të gjithë ne”.

“Në prezantimin e programit qeveritar, mes shume projekteve ceket dhe parashihet ndërtimi i kompleksit universitar që do të jetë shtëpi e pesë fakulteteve, rektoratit, instituteve dhe drejtorive të ndryshme që veprojnë në kuadër të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. UNT shpreh kënaqësinë për gatishmërinë e tillë të qeverisë, dhe do të jetë në partner dhe në shërbim të realizimit të tij sa më të shpejtë”, thuhet në kumtesën e UNT-së.

UNT, siç theksohet, për momentin funksionon në dy objekte në ndërtesën e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, me tre fakultete dhe në godinën e Shkollës Fillore ‘Kongresi i Manastirit’ me 2 fakultetet e saj, ku ndjekin studimet mbi 2500 studentë.

Përkujtojmë, prej kohës kur ishte ministër i arsimit dhe shkencës tashmë i ndjeri Abdilaqim Ademi, ishte premtuar se do të ndërtohet objekti për Universitetin e Tetovës-Studimet e disperzuara në Shkup. Por, pas mbylljes së këtyre drejtimeve, u premtuar se vendi dhe objekti i premtuar do të ndërtohet për interesat e universitetit të ri në Shkup, Universitetit “Nëna Terezë”. Premtime të ngjashme në terren pati edhe nga Bujar Osmani dhe Petre Shilegov në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e fundit lokale për Qytetin e Shkupit.

“Në ish kazermën Ilinden nuk do të ketë objekt për UT pasi që tani aty do të jetë USHSH”, kishte premtuar për Portalb, Rami Qerimi nga Komuna e Çairit.

Ndërkaq më herët ishte promovuar ideja e projektit për adaptimin e një pjese të parcelës tokësore të kazermës ”Ilinden” për ndërtimin e kampusit universitar të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve të Maqedonisë.

Atëherë kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti shprehi kënaqësi në emër të qytetarëve të Çairit që filozofia e shndërrimit të kazermës në universitet do të bëhet realitet.

Nga ana tjetër studimet e disperzuara të UT-së në Shkupit, tash disa drejtime të UNT-së, vazhdojnë të qëndrojnë në hapësirat e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit”.

LEXO: Mehmeti: Është nder për mua që përmendet emri im për universitetin e ri në Shkup
LEXO: Studentët: Le të reformohet USHT-ja, nuk na duhet edhe një “shtab partiak”

LEXO: Patriotizmit të BDI-së i ka dalë boja!? Shkupi meriton më shumë se një Universitet
LEXO: BDI: Sulmi ndaj universitetit si “ide fisnike e kombëtare” është qëllimkeq
LEXO: Ahmeti shndërron kazermën “Ilinden” në Universitet të ri
LEXO: MASH mban ligjërata për arsim, në formë kumtese
LEXO: BDI: Nuk ka kush ta ndal formimin e universitetit të dytë shtetëror në shqip
LEXO: RDK: Themelimi i një Universiteti të ri nga ana e BDI-së është tradhëti kombëtare ndaj USHT-së
LEXO: LR-PDSH: BDI dëshiron të bëjë edhe një universitet për punësime partiake!
LEXO: Universiteti i Shkupit, biznes i BDI-së i maskuar në “kauzë kombëtare”
LEXO: BDI konfirmon hapjen e Universitetit të ri në Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button