Ndarja e posteve të drejtorëve në qeverinë e re do të dihet në shtator

Është herët të diskutohet për shpërndarjen e posteve të drejtorëve me BDI-në pasi nuk është me rëndësi kush do të udhëheq, por nëse kuadrot përgjigjen për ato vende, ka thënë mandatari Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve kur më së voni do të dihen emrat e drejtorëve të rinj të institucioneve më me rëndësi në Qeverinë e re.

“Në qeverinë e kaluar u bëra kryeministër më 1 qershor 2017, ndërsa për këtë vendosëm diku në gusht, pse, pasi nuk bëhet shpërndarje e ashpër se kush ku do të ketë përgjegjësi, por kuadrot që ofrohen në tryezë si potencial që kemi. Kuptohet që jo vetëm partitë politike, por edhe ekspertët dhe profesionistët në shtet dhe ashtu do t’i caktojmë”, ka thënë Zaev.

Ai ka shtuar se më herët që mund të ndodhë kjo është në shtator, kur do të sillen vendime që në fillim të tetorit këto çështje të zgjidhen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button