Sulme me bomba në Afganistan, humbën jetën 13 civilë

Të paktën 13 civilë e kanë humbur jetën si pasojë e dy sulmeve të njëpasnjëshme me bombë në rajonin Kandahar në jug të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i prefekturës së Kandaharit, Bahir Ahmadi deklaroi se dy bombat e vendosura në një rrugë në rajonin Spin Buldak të Kandaharit shpërthyen njëra pas tjetrës gjatë kalimit të dy mjeteve që transportonin civilë.

“Në sulm humbën jetën 13 civilë, 3 prej të cilëve janë fëmijë”, theksoi Ahmadi duke shtuar se në sulm u plagosën edhe 3 civilë.

Ndërkohë sulmet nuk janë marrë përsipër nga askush.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button