Zaev: Njëra prej punëve të para të Qeverisë është rrëzimi i objektit para QT “Mavrovasja”

Zbatimi i hapave në parandalimin e kovid-krizës dhe rrëzimi i objektit pa leje para QT “Mavrovasja”, janë ndër prioritetet e para të Qeverisë, paralajmëroi i nominuari për kryeministër, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

“Fillimisht duhet që të merremi me hapat e reja në lidhje me kovid-krizën, ajo do të thotë fillimisht arsimi dhe çerdhet për fëmijë, zhvillimi i pakos së katërt të masave të cilat besoj se me ministrin e ri të Financave dhe resorët tjerë të ekonomisë, sindikatat, punëdhënësit do t’i zhvillojmë. Një prej punëve të para është edhe që të rrëzohet objekti përpara QT “Mavrovsja” pasi që është ndërtim pa leje dhe do të bëjmë gjithçka si qeveri, që të punojmë ide dhe besojmë se do t’i konstatojmë që në dispozitat e para”, deklaroi Zaev.

Në hapat e para të qeverisë, lideri i LSDM-së gjithashtu paralajmëroi që do të rinovohen dhe miratohen ligjet të cilat nuk i ka miratuar përbërja e kaluar parlamentare për shkak të shpërndarjes.

Objekti në fjalë është ndërtuar në lokacionin ku ka qenë i pozicionuar më herët lokali “Fontana”, i cili muaj më parë u përfshi nga zjarri. Zjarri përfshiu gjithçka duke lënë vetëm skeletin e strukturës metalike të lokalit afër përmendores së Hasan Prishtinës.

LEXO: Kërkimi i jashtëzakonshëm i Mevludin Alitit, rasti “Mavrovasja”
LEXO: Dështoi edhe thirrja e dytë për rrënimin objektit te QT “Mavrovasja”, Komuna të hënën vendos si më tutje
LEXO: Komuna e Çairit në tentim të dytë për të gjetur kompani që do të rrënojë objektin para QT “Mavrovasja”
LEXO: MPB ka njoftuar Prokurorinë se ka bazë të dyshojë se kush ndërton pa leje te QT “Mavrovasja”
LEXO: Asnjë operator ekonomik nuk është i interesuar që të rrënojë objektin pa leje te QT “Mavrovasja”
LEXO: Komuna e Çairit nesër do të shpallë ofertat për zgjedhjen e kompanisë që do të rrënojë objektin pa leje te QT “Mavrovasja
LEXO: Komuna e Çairit nuk e ka gjetur akoma pronarin e objektit pa leje në QT “Mavrovasja”, rrënimi nuk pritet të ndodhë së shpejti
LEXO: Komuna e Çairit thotë se “personi i panjohur” ndërton objekt ilegal në QT “Mavrovasja”, vendimi për rrënim duhet të kalojë disa procedura
LEXO: Zjarri e ka kapluar një kafiteri në Q.T. Mavrovasja (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button