OBSH: Sa efektive është terapia me plazmën konvalescente në trajtimin e SARS-CoV-2

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se ende e konsideron përdorimin e plazmës së pacientit të trajtuar me COVID-19 si “terapi eksperimentale” dhe se rezultatet paraprake që sugjerojnë efikasitetin e tij të mundshëm nuk janë akoma “bindëse”, raportoi Associated Press (AP), shkruan Panacea.mk.

Soumya Swaminathan e OBSH-së thotë se plazma konvalescente është përdorur si trajtim për një numër sëmundjesh infektive gjatë shekullit të kaluar, me shkallë të ndryshme suksesi.

OBSH trajtimin me plazmë konvalescente akoma e konsideron si eksperimentale. Ajo edhe më tej duhet të monitorohet dhe vlerësohet”, thekson Swaminathan.

“Përveç kësaj, terapia me plazma është e vështirë të standardizohet pasi njerëzit prodhojnë nivele të ndryshme të antitrupave dhe plazma mund të mblidhet individualisht nga pacientët që shërohen”, thotë Swaminathan dhe shton se hulumtimi ishte shumë i vogël dhe nuk dha prova cilësore kur bëhet fjalë për këtë metodë të trajtimit të COVID-19.

Ajo shpjegon se vendet mund të përdorin këtë lloj terapie për të trajtuar urgjencat nëse ata mendojnë se përfitimet i tejkalojnë rreziqet.

OBSH vë në dukje se terapia me plazmë konvalescente ka një sërë efektesh anësore, nga ethe të lehta deri te problemet mjaft serioze që kanë të bëjnë me mushkëritë.

Nga ana tjetër, Agjencioni amerika i ushqimit dhe barnave (FDA) lëshoi ​​dje një aprovim urgjent për përdorimin e plazmës konvalescente në trajtimin e sëmundjes COVID-19. Agjencia zbuloi se “përfitimet e njohura dhe të mundshme të këtij produkti tejkalojnë rreziqet e mundshme dhe potenciale që paraqiten nga përdorimi i tij”.

Sipas të dhënave të FDA, mbi 70 000 pacientë janë duke u trajtuar me këtë lloj plazme. Që kjo terapi të jetë efektive, është e nevojshme të diagnostikohet herët sëmundja dhe të trajtohet pacienti me plazmën që përmban një përqindje të lartë të antitrupave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button